☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 30 July 2026
S&P 500 7,408 ▲1.26%
DOW 51,970 ▲0.73%
NASDAQ 25,051 ▲2.49%
NAFTA 83.94 ▼0.62%
ARI 4,169 ▲1.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074
₿ CRYPTO
BTC $64,856 ▲ +1.49% ETH $1,923 ▲ +1.78% XRP $1.0937 ▲ +2.56% SOL $74.7700 ▲ +2.48%
S&P 500 7,408 ▲1.26 % DOW 51,970 ▲0.73 % NASDAQ 25,051 ▲2.49 % NAFTA 83.94 ▼0.62 % ARI 4,169 ▲1.75 % S&P 500 7,408 ▲1.26 % DOW 51,970 ▲0.73 % NASDAQ 25,051 ▲2.49 % NAFTA 83.94 ▼0.62 % ARI 4,169 ▲1.75 %
EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1421 EUR/GBP 0.8573 EUR/CHF 0.9333 EUR/ALL 93.6770 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4005 EUR/TRY 54.1909 EUR/JPY 186.90 EUR/CAD 1.6074
30 Jul 2026
Breaking
Politika

Shkrirja e bashkive, PD del kundër propozimit të PS, Bozdo: Ja pse Dimali dhe Poliçani nuk duhet të zhduken nga harta

Drejtuesi politik i PD në qarkun e Beratit, Eno Bozdo, e cilësoi të enjten propozimin e Partisë Socialiste për uljen e mëtejshme të numrit të bashkive,  si një vendim që nuk mbështetet në nevojat e komuniteteve dhe që ka një qëllim të vetëm: konsolidimin e hartës elektorale të mazhorancës.

Sipas tij, propozimi i PS-së nuk bazohet në kriteret kryesore të funksionimit të pushtetit vendor, si ofrimi i shërbimeve, subsidiariteti dhe autonomia financiare.

Bozdo tha se gjatë dëgjesave publike në qarqe është kërkuar rritja e përfaqësimit vendor dhe forcimi i njësive administrative, dhe jo ulja e tyre.

Reagimi i deputetit Eno Bozdo:

“Propozimi i Partisë Socialiste për reduktimin e mëtejshëm të numrit të bashkive, duket lexuar si vazhdimësi e konsolidimit të hartës së saj elektorale, pas reformës shkatërrimtare territoriale të vitit 2015.

Së pari, në të gjitha dëgjesat publike të bëra në qarqe, është kërkuar rritja e numrit të njësive vendore dhe rritja e përfaqësimit, dhe jo ulja e tij!

Së dyti, propozimi i PS nuk mbështetet në asnjë nga kriteret bazë të funksionimit të pushtetit vendor, si ofrimi i shërbimeve, subsidiariteti, autonomia financiare etj…!

Së treti, për të kuptuar se çfarë po ndodh, shikoni propozimin e PS për Qarkun Berat:

Shkrihet Bashkia Dimal edhe pse ka një konsensus shumë të madh, nga komuniteti dhe nga të dy forcat politike kryesore PD dhe PS, që kjo njësi jo vetëm të mos shkrihet por të forcohet më tej. Sepse ajo ka shumë nevojë për investime në infrastrukturë dhe mbështetje për fermerët e mrekullueshëm të zonës,

Bashkia Poliçan, kur ekzistenca e saj është domosdoshmëri për të ofruar shërbime për 26 fshatra që po braktisen çdo ditë për mungesë shërbimesh dhe investimesh, dhe ku komuniteti kërkon me forcë që bashkia jo vetëm të ekzistojë por edhe të forcohet!

Me pak fjalë, PS po e çon deri në fund kontrollin e saj politik mbi territorin, në dëm të interesave primare të shqiptarëve.

Propozimi i PD, që shumë shpejt do të bëhet publik, për Qarkun e Beratit propozon rritje të numrit të bashkive,  si kërkesë dhe nevojë e komuniteteve dhe si domosdoshmëri për tu afruar me standardin evropian!

Është koha për të kundërshtuar me forcën më të madhe, tej dallimeve politike, këtë propozim që i shërben vetëm qeverisë më të korruptuar dhe të kriminalizuar ndonjëherë!”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.