Zgjedhjet lokale 2015

Shoqatat e taksistëve-Veliaj: Do kemi një Bashki që punon me tre turne për qytetarët

Kondidati për Bashkinë e Tiranës i “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, Erion Veliaj, ka zhvilluar sot paradite një dëgjesë me Shoqatat e Taksistëve, ku në fokus ishin shqetësimet e taksistëve.

Problematikat e Shoqatës së Taksistëve qe dolën në pah nga bashkëbisedimi me kandidatin Veliaj, ishin Informaliteti, kaosi me vendet e taksive, mungesa e hartës së vendqëndrimit të tyre, problemet me policinë bashkiake dhe mosmbajtja e premtimeve nga Bashkia aktuale.

Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Veliaj, propozoi ngritjen e një grupi të përbashkët pune mes bashkisë dhe sindikatës së taksistëve, për të përcaktuar dhe rimenduar vendqëndrimet e mjeteve. Po ashtu, Veliaj premtoi se do ta ndryshojë policinë bashkiake. “Do të ketë një bashki që të punojë me tre turne. Do të kemi një Këshill Ekonomik të Bashkisë së Tiranës, ku duam të ftojmë sindikatat, bashkë me bizneset kryesore ose shoqatat e biznesit”, theksoi ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button