Shpërndante kokainë dhe kanabis në qytetin e Lushnjës, arrestohet 36-vjeçari
Policia e Fierit ka vënë në pranga një 36-vjeçar në kuadër të operacionit “Fokusi”. Sipas informacionit të bluve të Fierit, bëhet me dije se 36-vjeçari shpërndante kokainë dhe kanabis në qytetin e Lushnjes.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi prej 55 gramë lëndë narkotike kokainë, 562 gramë lëndë narkotike kanabis, 1 peshore elektronike, një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale, si dhe një celular.
“DVP Fier/Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë, operacioni “Fokusi”.
Shpërndante kokainë dhe kanabis në qytetin e Lushnjës, vihet në pranga një 36-vjeçar.
Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kokainë dhe kanabis, një peshore elektronike dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndëve narkotike.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe pas një hetimi 1-mujor, finalizuan operacionin e koduar “Fokusi”.
Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi O. H., 36 vjeç, banues në Lushnjë.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi prej 55 gramë lëndë narkotike kokainë dhe 562 gramë lëndë narkotike kanabis.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lëndët narkotike, 1 peshore elektronike, një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale, si dhe një celular.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, në ngarkim të shtetasit O. H., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve””, thuhet në njoftim.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.