☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 98.87 ▼2.48%
ARI 4,783 ▲2.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,310 ▲ +0.48% ETH $2,152 ▲ +2.64% XRP $1.3527 ▲ +0.99% SOL $82.6600 ▼ -0.09%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.87 ▼2.48 % ARI 4,783 ▲2.24 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.87 ▼2.48 % ARI 4,783 ▲2.24 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Politika

Shqipëri-Kosovë, Konsullatë të përbashkët në Milano

perurimi-i-konsullates-ne-Milano-1-588x350Shqipëria dhe Kosova, që nga dita e sotme do të kenë një Konsullatë të përbashkët në Milano,  ku qytetarëve do t’u ofrohet shërbimi në një ambient modern dhe në një kohë më të shkurtër duke rritur cilësinë e ofruar.

Në ceremoninë e inaugurimit të Konsullatës së re të Shqipërisë, brenda së cilës do të kryhet gjithashtu dhe përfaqësimi konsullor i Kosovës, morën pjesë dy ministrat e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati dhe Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, anëtarë të trupit diplomatik dhe figura të tjera të larta të vendit pritës, Italisë.perurimi i konsullates ne Milano (2)

Në fjalën e tyre, Ministrat Bushati dhe Hoxhaj vlerësuan se “konsullata përbën një hap të rëndësishëm në kuadër të partneritetit strategjik që kemi mes dy vendeve dhe është një tregues i qartë i punës dhe vullnetit tonë për të qenë sa më pranë bashkëkombësve, duke iu ofruar atyre shërbime sa më cilësore dhe transparente”.

Ky përfaqësim bazohet në Marrëveshjen mes dy qeverive për përfaqësimin konsullor dhe Protokollin e Veprimit për zbatimin e kësaj marrëveshjeje për përfaqësimin konsullor të Republikës së Kosovës pranë Konsullatës së Përgjithshme në Milano dhe përfaqësimin konsullor të Republikës së Shqipërisë pranë Ambasadës së Republikës së Kosovës në Kanberra, Australi,(përfaqësimi në Australi pritet të ndodhë së shpejti) bërë në Prishtinë, më 14/3/2014.

perurimi i konsullates ne Milano (4)Fillimi i përfaqësimit konsullor të Republikës së Kosovës në Milano është një shprehje e qartë e nivelit më të lartë të bashkëpunimit mes dy shteteve tona, besueshmërisë së ndërsjellët dhe paraqet një shembull me domethënie të veçantë të vullnetit për bashkëpunim.

Njëkohësisht, është shprehje e marrëdhënieve shumë të mira e të dy vendeve tona me Italinë, mikpritëse e komuniteteve të mëdha të emigranteve nga Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës.perurimi i konsullates ne Milano (5)

Ky përfaqësim përbën një formë moderne të asistencës së ndërsjellët dhe është shprehje e vullnetit për të lehtësuar e përmirësuar shërbimet për qytetarët tanë jashtë vendit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.