☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 98.90 ▼2.45%
ARI 4,785 ▲2.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,200 ▲ +0.07% ETH $2,144 ▲ +1.81% XRP $1.3482 ▲ +0.22% SOL $82.7100 ▼ -0.45%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.90 ▼2.45 % ARI 4,785 ▲2.28 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.90 ▼2.45 % ARI 4,785 ▲2.28 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Sporti

Shqipëri-Serbi: “Plisat”, mbështesim kombëtaren, nuk nxisim dhunën

plisatMe pretendimin se mediat dhe rrjetet sociale kanë dhënë deklarata të pavërteta në emër të tyre, grupi i tifozëve prishtinas, “Plisat”, nuk pranon të flasë përpara kamerave, por ata thonë se mesazhet e dhunës të vëna në gojë të tyre janë të pavërteta.
Jemi europianë dhe do të sillemi si të tillë, për ne më e rëndësishme është fitorja e kombëtares dhe rruga e saj drejt Euro 2016. Kjo është ajo çka kanë thënë grupet e tifozëve të Kosovës, ndërkohë që sapo kanë mbërritur në qytetin e Elbasanit. Ata kanë udhëtuar me qindra kilometra për të mbështetur skuadrën tonë kombëtare në ndeshjen  përballë Serbisë.
Ndërkohë ndryshe nga të gjitha herët e tjera qyteti i Elbasanit është skuqur nga flamujt kuqezi që pasditen e së mërkurës. Bulevardi dhe ballkonet janë mbushur me simbolet tona kombëtare më shumë se 24 orë para ndeshjes.
Po ashtu ndryshe nga takimet paraardhëse në Elbasan vihet re një numër i shtuar i forcave të Policisë. Nëpër kryqëzime janë ngritur tashmë postblloqet të cilët konbtrollojnë cdo lëvizje që mund të konsiderohet e dyshimtë. Edhe përreth stadiumit “Elbasan Arena” situata paraqitet e njëjtë edhe pse asnjë nga ekipet nuk ka shkuar në Elbasan.
Në orët e pasdrekës në Elbasan nisi monitorimi nga ajri me helikopterë të ushtrisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.