🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,562 ▼0.21%
DOW 46,387 ▼0.38%
NASDAQ 21,793 ▼0.22%
NAFTA 111.27 ▲11.14%
ARI 4,685 ▼2.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $67,114 ▼ -2.49% ETH $2,064 ▼ -3.78% XRP $1.3046 ▼ -3.98% SOL $79.4700 ▼ -6.66%
S&P 500 6,562 ▼0.21 % DOW 46,387 ▼0.38 % NASDAQ 21,793 ▼0.22 % NAFTA 111.27 ▲11.14 % ARI 4,685 ▼2.65 % S&P 500 6,562 ▼0.21 % DOW 46,387 ▼0.38 % NASDAQ 21,793 ▼0.22 % NAFTA 111.27 ▲11.14 % ARI 4,685 ▼2.65 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Shqipëria dhe Mali i Zi, me borxhin më të lartë në rajon për 2018

Shqipëria dhe Mali i Zi u renditën nga Komisioni Europian me borxhin publik më të lartë në rajon për vitin 2018, në raportin periodik për zhvillimet ekonomike në vendet e zgjerimit të lëshuar së fundmi.

Të dhënat e Komisionit Europian tregojnë për një rënie mbresëlënëse të borxhit publik në Serbi i cili pritet të arrije në 56.4 për qind në fund të vitit 2018 nga më shumë se 86 për qind në vitin 2014.

Serbia e cila kryesonte rajonin për nivelin më të lartë të borxhit publik tashmë pozicionohet e treta, teksa Shqipëria dhe Mali i Zi kryesojnë renditjen.

Mali i Zi pret të mbyllë vitin me një borxh sa 70 për qind e PBB-së. Borxhi i Malit të Zi është rritur ndjeshëm vitet e fundit për shkak të angazhimeve që kanë marrë autoritetet atje për të ndërtuar një autostradë që i lidh me Serbinë me një vlerë rreth 900 milionë euro financime kineze.

Ndërkohë borxhi Shqipërisë vijon të jetë joelastik ndaj zhvillimeave pozitive makroekonomike.

Ekonomia e Shqipërisë u rrit me ritmet më të në rajon me mbi 4% të PBB në fund të 9-mujorit, buxheti ka performuar me suficit primar, teksa borxhi publik është “gozhduar” rreth 70%.  Pas shifrës zyrtare me 69.9% të PBB-së në të cilën pritet të mbyllet borxhi publik më 2019, realiteti mbi borxhin publik mbetet i trishtë për shkak të detyrimeve të prapambetura të paazhurnuara në borxh ishin 24 miliardë lekë ose sa 1.5% e PBB.

Në vendet e tjera të rajonit borxhi publik është në kufirin 60%, të cilin FMN e konsideron shqetësues. Maqedonia pret ta mbyllë vitin 2018 me një borxh sa 42.2% të PBB-së, Bosnja me 35%.

Turqia dhe Kosova paraqitet me borxhin më të ulët në raport me PBB. Edhe pse Turqia u përball me një krizë e cila zhvlerësoi lirën turke gatoi me një të tretën ndaj euros dhe dollarit për pak kohë, borxhi i vendit u rrit me vetëm 2% të PBB-së gjatë 2018.

Ndërsa Kosova, duke qenë se është një shtet i ri, ka ende shumë hapësirë për të konsumuar borxhin publik i cili në fund të vitit 2017 ishte 16.6% e PBB-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.