☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 28 August 2026
S&P 500 7,726 ▼0.07%
DOW 53,657 ▲0.16%
NASDAQ 26,460 ▼0.31%
NAFTA 83.14 ▼0.47%
ARI 4,587 ▼1.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
₿ CRYPTO
BTC $78,124 ▼ -2.89% ETH $2,460 ▼ -2.62% XRP $1.4031 ▼ -4.4% SOL $104.7400 ▼ -2.39%
S&P 500 7,726 ▼0.07 % DOW 53,657 ▲0.16 % NASDAQ 26,460 ▼0.31 % NAFTA 83.14 ▼0.47 % ARI 4,587 ▼1.65 % S&P 500 7,726 ▼0.07 % DOW 53,657 ▲0.16 % NASDAQ 26,460 ▼0.31 % NAFTA 83.14 ▼0.47 % ARI 4,587 ▼1.65 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
28 Aug 2026
Breaking
Politika

‘Shqipëria e vendosur për reformat’, Varhelyi: ‘Zgjedhorja’, kusht për konferencën e parë! Kemi plan investimesh

Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka thënë se Shqipëria i ka ndjekur me vendosmëri Reformat për tu bërë tu afruar me Bashkimin Evropian.
Teksa ka thënë se Reforma Zgjedhore është një kusht për të çelur konferencën e parë ndërqeveritare për negociatat e anëtarësimit, Varhelyi  ka shtuar se të gjitha institucionet duhet të punojnë me njëra-tjetrën për të bërë të mundur që Shqipëria të vijojë të ecë përpara

Më tej Varhelyi dha edhe një vlerësim për punën e bërë me reformat në Drejtësi dhe atë Zgjedhore.

“Të gjitha institucionet duhet të punojnë me njëra-tjetrën për të bërë të mundur që Shqipëria të vijojë të ecë përpara. Jemi në një moment kyç, kur Shqipëria gjendet më pranë se kurrë BE-së dhe kontributi i të gjithëve është vendimtar. Ne jemi me ju, po punojmë me ju që të bëheni shtete anëtare të BE-së dhe të integruara në jetën tonë. Ballkani Perëndimor ka qenë përparësi për Komisionin dhe që nga dita e parë kemi qenë të angazhuar për të mbajtur premtimet për Ballkanin. Jemi të bindur se e ardhmja e rajonit është në BE. Shqipëria i ka ndjekur me vendosmëri përpjekjet për reforma, vendi ka bërë përparim vendimtar dhe është pranë përmbushjes së kushteve. Përgëzoj institucionet e vetting-ut. Kemi parë edhe një numër operacionesh të suksesshme ndërkombëtare. Inkurajoj palët që të mbajnë fokusin në reformat e domosdoshme”, shtoi Varhelyi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.