Ekonomia

Shqipëria merr Presidencën e radhës të Traktatit të Kartës së Energjisë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka pritur në një takim Sekretarin e Përgjithshëm të Energy Charter (Traktati i Kartës së Energjisë), Urban Rusnák, me të cilin diskutoi lidhur me Presidencën e radhës që gjatë vitit 2019 mbahet nga Shqipëria.Traktati i Kartës së Energjisë është nënshkruar nga 53 shtete dhe palë kontraktuese, kupërfshihen dhe Bashkimi Evropian dhe EURATOM.

Traktati ofron një kornizë shumëplanëshepër bashkëpunimin energjetik, që është unik sipas ligjit ndërkombëtar.Gjatë takimit ministrja Balluku e ka njohur Rusnak jo vetëm me planet strategjike nëinfrastrukturë dhe energji, por edhe me pikat e forta të investimeve në sektorin e monitorimit dhe efiçencës së energjisë.Duke folur për prioritetet gjatë presidencës së Energy Charter ministrja ka renditur ndërlidhjen me rrjetet rajonale të energjisë dhe krijimin e një tregu konkurrues, rritjen e penetrimit të kapaciteteve të gjenerimit të energjisë nga burime të rinovueshme, promovimin e masave për efiçencën e energjisë dhe masat për mbrojtjen e klimës.Gjatë vitit 2019 Shqipëria do të organizojë dy takime të mëdha ndërkombëtare në fushën eenergjetikës, siç janë Forumi ndërkombëtar i Efiçencës së Energjisë dhe Konferenca Ministeriale e Energy Charter që do të ketë në fokus diversifikimin e burimeve energjitike.

Ministrja Balluku dhe Rusnák kanë inspektuar më pas OSHEE dhe OST, ku Sekretari ipërgjithshëm i Energy Charter është njohur më nga afër me investimet e bëra dhe kapacitetet e këtyre institucioneve.Pas takimit në një prononcim për mediat, ministrja Balluku tha se, gjatë këtij takimi i bëra prezent të gjitha investimet dhe gjithçka që është bërë në fushën e energjisë. “Më parë ishim në OSHEE, tani jemi në OST dhe besoj që i kemi dhënë shijen më të mirë të të gjithë përpjekjeve dhe të gjitha arritjeve që Shqipëria ka bërë në fushën e energjisë”, – tha Balluku.

Nga ana e tij Rusnak theksoi se, “Jam i impresionuar me përkushtimin e Qeverisë Shqiptare për një Presidencë të suksesshme të Energy Charter dhe ne si Sekretariat i Përgjithshëm po punojmë fort për të arritur të gjitha objektivat e Qeverisë me impakt në forcimin e bashkëpunimit në sektorin e energjisë. Në fund të këtij viti ne shpresojmë të mbajmë një Konferencë Ministeriale të Energy Charter në Tiranë, të fokusuar në diversifikimin dhe efiçencën e energjisë së rinovueshme.”“Unë besoj se vendi juaj ka potencial të madh për të luajtur një rol të rëndësishëm në arritjen e një niveli të përgjithshëm të energjisë së gjelbër dhe të rinovueshme në sistemin energjetik të Ballkanit. Jam i befasuar me kapacitetet e OST dhe OSHEE dhe shpresoj shumë për një bashkëpunim të suksesshëm gjatë këtij viti.” -tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button