☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,579 ▲0.77%
DOW 46,599 ▲0.56%
NASDAQ 21,848 ▲1.19%
NAFTA 99.39 ▼1.96%
ARI 4,795 ▲2.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,174 ▲ +0.46% ETH $2,144 ▲ +2.33% XRP $1.3501 ▲ +0.58% SOL $83.7900 ▲ +1.34%
S&P 500 6,579 ▲0.77 % DOW 46,599 ▲0.56 % NASDAQ 21,848 ▲1.19 % NAFTA 99.39 ▼1.96 % ARI 4,795 ▲2.49 % S&P 500 6,579 ▲0.77 % DOW 46,599 ▲0.56 % NASDAQ 21,848 ▲1.19 % NAFTA 99.39 ▼1.96 % ARI 4,795 ▲2.49 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Politika

Shqipëria në Këshillin e Sigurimit, Rama: Do bëjmë gjithçka për të çuar përpara objektivat e Kombeve të Bashkuara

Kryeministri Edi Rama deklaroi në një intervistë nga Nju Jorku, për televizionin francez TV5MONDE, se “Shqipëria në Këshillin e Sigurimit të OKB-së do të bëjmë gjithçka duhet, për të çuar përpara bashkë me të tjerët objektivat e Kombeve të Bashkuara”.

I pyetur se çfarë mund t’i sjellë Shqipëria bashkësisë ndërkombëtare si anëtare në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Rama tha se “për ne është ngjarje vërtet historike që të bëjmë pjesë në Këshillin e Sigurisë të OKB-së”.

“Sigurisht, jemi një vend i vogël, por kemi ide shumë të qarta, do të bëjmë gjithçka duhet, për të çuar përpara bashkë me të tjerët objektivat e Kombeve të Bashkuara dhe ecur drejt objektivave të përbashkët për një botë më të mbrojtur ndaj ndryshimeve klimatike, për një botë me më shumë barazi ndërmjet burrave dhe grave, për një botë më solidare, dhe sigurisht, për një botë të bashkuar kundër të keqes, kundër terrorizmit, dhe fondamentalizmave të të gjitha anëve”, tha ai.

Lidhur me krizën transatlantike për çështjen e nëndetëseve, Rama tha se “ne jemi vërtet aleatë krenarë të SHBA, por jemi gjithashtu miq shumë krenarë të Francës”.

“Nuk hyjmë në këtë lloj krize, le të themi, mes atyre të dyve, sepse nga njëra anë nuk mund të bëjmë asgjë për ta zgjidhur dhe nga ana tjetër, jam i sigurt që ndërmjet presidentit Macron dhe presidentit të SHBA, Joe Biden, ka mjaft aftësi për të dialoguar dhe për ta zgjidhur krizën në mënyrën më miqësore”, shtoi Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.