🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,985 ▼ -1.86% ETH $2,062 ▼ -3.94% XRP $1.3160 ▼ -2.49% SOL $79.0900 ▼ -2.29%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Shqipëria plotëson detyrimet e Konventës së Aviacionit Civil Ndërkombëtar

0801-AEROPORTI-619x350Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregëtinë dhe Mjedisin miratoi sot projektligjin “Për Aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin shtesë të Konventës së Aviacionit Civil Ndërkombëtar (neni 3 ), të nënshkruar në Montreal, më 10 maj 1984”.

Në protokollin e paraqitur për aderim trajtohen probleme të zbatimit të masave në lidhje me një avion civil në fluturim. Neni 3 i tij pasqyron parimet
themelore esenciale për zhvillimin e sigurt të aviacionit civil ndërkombëtar, duke trajtuar elemente të tillë si detyrimin e shteteve për të mos përdorur armë kundër aviacionit civil në fluturim dhe detyrimin që, në rast të interceptimit, të mos rrezikohet jeta e personave në bord dhe siguria e avionit. Gjithashtu, protokolli parashikon të drejtën e shteteve për të kërkuar ulje në një aeroport të caktuar të një avioni civil, kur fluturon mbi territorin e saj pa autorizim, ose, nëse ka arsye bindëse, për të konkluduar se ai është përdorur në mospërputhje me objektivat e Konventës.

Aderimi në protokollin shtesë të Konventës së Aviacionit Civil Ndërkombëtar (neni 3 ) është edhe në plotësim të detyrimeve që rrjedhin nga zbatimi i programit të përgjithshën analitik i projektakteve për vitin 2014. Zbatimi i këtij protokolli nuk ka efekte financiare.

Protokolli në lidhje me një amendament në Konventën e Aviacionit Civil Ndërkombëtar (neni 3 ) është nënshkruar në Montreal, më 10 maj 1984, dhe ka hyrë në fuqi më 1 tetor 1998. Palët kontraktuese të saj janë 143 shtete. Republika e Shqipërisë ka aderuar në Konventën e Aviacionit Civil Ndërkombëtar (ICAO) me dekretin nr.7438, datë 1.12.1990 dhe data e depozitimit të njoftimit të aderimit në këtë konventë është 28 marsi i vitit 1991. Konventa e Aviacionit Civil Ndërkombëtar (e njohur si Konventa e Çikagos), është nënshkruar më 7 dhjetor 1944 dhe ka hyrë në fuqi me 4 prill 1947. Palë kontraktuese të saj janë 190 shtete.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.