Shqipëria zgjedh sot qeverinë e re/ Hapet votimi, si paraqitet situata deri më tani!
Krahas partisë apo koalicionit shtetasit me të drejtë vote do të zgjedhin edhe kandidatin që preferojnë. Janë plot 1841 kandidatë për deputetë që garojnë në zgjedhjet parlamentare, 39.76% e të cilave janë gra.
Sipas të dhënave të ministrisë së Brendshme nga të qytetarët me të drejtë vote 50.5% janë meshkuj dhe 49.5 janë ferma.
107,024 zgjedhës votojnë për herë të pare, ndërsa 1,098 shtetas nuk janë papërfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit.
Kujtojmë se këtë zgjedhje do të zhvillohen në kushtet e pandemisë, ndërsa Komiteti Teknik i Ekspertëve ka hartuar edhe një protokoll të posaçëm.
Edhe në qarkun e Korçës ka nisur procesi i votimit.
Pamjet jane nga shkolla “Raqi Qirinxhi”. Qytetarët e parë janë paraqitur për të shprehur vullnetin e tyre për të zgjedhur ligjvënësit e rinj.
Në Kukës të gjitha qendra e votimit janë hapur me kohë në orën 7.
Por në tri prej tyre ka pasur vonesë në funksionalizimin e pajisjeve elektronike për verifikim të qytetarëve me të drejtë vote.
“Qendrat e votimit janë hapur të gjitha në orën 7. Vetëm në tri prej tyre jemi duke pritur ende që t’i funksionalizojnë pajisjet e verifikimit të votuesve”, ka thënë Ilir Nerguti, Kryetar i KZAZ-së Kukës.
Në anën tjetër edhe në Tropojë sekretari i KZAZ-së, Ergen Gjongecaj ka njoftuar se janë hapur të gjitha vendvotimet dhe nuk ka pasur asnjë problem.
Procesi i votimit ka nisur edhe në qarkun e Fierit, ku pritet të shprehin vullnetin e tyre për të zgjedhur qeverinë e re 77732 votues.
Pamjet e siguruara nga Top Channel janë nga gjimnazi “Janaq Kilica”, KZAZ 59.
Sipas të dhënave janë 39297 gra dhe 38435 burra që pritet të votojnë deri në orën 19:00 ditën e sotme.
Devolli ka nisur me probleme ditën e zgjedhjeve në të gjithë vendin.
Në Devoll disa komisionerë nga të treja partitë nuk janë paraqitur në sekondat e fundit dhe po zëvendësohen.
Edhe në Ersekë qendrat e votimit janë hapur, gjithçka është në rregull me materialet zgjedhore ndërkohë që pritet një komunikim me kompaninë përgjegjëse lidhur me identifikimin biometrik.
Edhe në Klos,Mat dhe Bulqizë janë hapur të gjitha qendrat e votimit .Ndërkohë ka ndodhur një problem në disa qendra votimi në Mat pasi ka vështirësi në përdorimin e pajisjeve elektronike.
Procesi i votimit ka nisur edhe në qytetin e Elbasanit, ku qytetarët e parë janë drejtuar për të shprehur vullnetin e tyre.
Pritet të votojnë 3.5 milionë zgjedhës ditën e sotme deri në orën 19:00.
Ka nisur që prej orës 7.00 procesi i votimit ne 52 qendrat e votimit në bashkinë Mallakastër.
KZAZ 62 ka 31256 votues te njësitë administrative Ballsh, Kute, Fratar, Selite, Greshice, Hekal, Aranitas, Ngraçan, Qender.
Votimi në Lezhë ka nisur në orën 7:00 rë mëngjesit.
Numri i votuesve në qarkun e Lezhës është 173.899. Në bashkinë Lezhë kanë të drejtën e votës 88.312 persona të cilët mund të votojnë në 126 qendra.
Në bashkinë e Kurbinit votues 57.619 qendra votimi 74. Në Mirditë pritet të shprehin vullnetin e tyre votues 27.969 në 49 qendra votimi.
Lezha si qark do të nxjerrë 7 mandate .