🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,506 ▼0.13%
NASDAQ 21,878 ▲0.17%
NAFTA 111.53 ▲11.4%
ARI 4,695 ▼2.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,845 ▼ -1.82% ETH $2,063 ▼ -3.38% XRP $1.3069 ▼ -3.07% SOL $78.9000 ▼ -5.12%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,506 ▼0.13 % NASDAQ 21,878 ▲0.17 % NAFTA 111.53 ▲11.4 % ARI 4,695 ▼2.45 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,506 ▼0.13 % NASDAQ 21,878 ▲0.17 % NAFTA 111.53 ▲11.4 % ARI 4,695 ▼2.45 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Shqipërisë i mungon 60 % e infrastrukturës, po merret në konsideratë ngritja e Bankës së Zhvillimit

Shqipëria ka një hendek serioz të infrastrukturës publike. Indekset globale që masin këtë tregues, kanë gjetur se Shqipërisë i mungon gati 60 për qind e infrastrukturës.

Shqipëria paraqitet si vendi me nevojat më të larta për investime në infrastrukturë se të gjitha vendet e tjera të Ballkanit dhe Europës në tërësi.

Autoritet shqiptare i kanë raportuar Fondit Monetar Ndërkombëtar se hendeku në infrastrukturë do të adresohet nëpërmjet rritjes së investimeve kapitale në rreth 5% të PBB-së çdo vit, projekteve PPP dhe ngritjen e një banke zhvillimi.

Por FMN ka vërejtur se vlerësimi dhe përzgjedhja e projekteve të investimeve vazhdon të jetë e fragmentuar në varësi të burimit të financimit të projektit.

Ekspertët e Fondit Monetar Ndërkombëtar i kanë rekomanduar Qeverisë Shqiptare të konsolidojë proceset e vendimmarrjes dhe forcimin e investimeve publike.

FMN referoi se qeveria është duke marrë parasysh krijimin e një banke zhvillimi që do të mbështeste investimet publike duke përdorur asetet publike.

Në këtë lëvizje FMN këshillon autoritetet që të marrin parasysh përvojën ndërkombëtare me rreziqet që lidhen me të tilla subjekte, duke përfshirë rreziqet fiskale, financiare dhe qeverisëse.

Në raportin e fundit të tranzicionit BERZH vëren se për periudhën 2018-2022, Shqipëria duhet të investojë çdo vit 1.2 miliardë euro ose rreth 11 për qind të prodhimit kombëtar në projekte publike për të mbyllur hendekun që ka me vendet e zhvilluara.

BERZH përllogarit se Shqipëria ka nevojë për 6 miliardë euro investime në pesë vitet e ardhshme për të ndërtuar një infrastrukturë si ajo e vendeve të zhvilluara.

Rreth 40 për qind ose 450 milionë euro në vit nevojiten në ndërtimin e rrugëve, ndërsa pjesa e mbetur duhet të shkojnë si investime për ujësjellësit dhe sektorin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.