Ekonomia
Shqiptarët “heqin dorë” nga kafeja? – Ulin ndjeshëm konsumin në 5 muajt e parë të vitit
Po të marrim në analizë shifrat nga viti 2015, duket se për të njëjtën periudhë, sasia e kafesë që ka shkuar për konsum në 2019 është më e ulëta, pas asaj të vitit 2017 ku regjistrohej në 3110 ton. Ndërsa në raport me periudhën Janar-Maj 2018, ku regjistrohet dhe vlera më e lartë e zhdoganimit, rënia për këtë vit është me rreth 386 ton kafe. Megjithatë tendencën më të saktë e tregojnë shifrat e përgjithshme të të gjithë vitit, por duke qenë se qytetarët shqiptarë njihen si “kafedashës”, rënia e importit përbën risi.
Elisabeta Dosku / SCAN/