☁️
Tiranë 19°C · Vranët 13 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 103.60 ▲7.28%
ARI 4,754 ▼0.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $70,731 ▼ -1.26% ETH $2,185 ▼ -1.33% XRP $1.3286 ▼ -0.04% SOL $81.9500 ▼ -0.46%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 103.60 ▲7.28 % ARI 4,754 ▼0.7 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 103.60 ▲7.28 % ARI 4,754 ▼0.7 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
13 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Shqiptari Dritan Abazoviq zgjidhet kryeministër i Malit të Zi: ja emrat e kabinetit

Deputetët votuan sot Qeverinë e 43-të të Malit të Zi me kryeministër shqiptarin Dritan Abazoviq. Për zgjedhjen e Qeverisë së re votuan 45 deputetë të mazhorancës së re, ndërsa kundër tre deputetë të SD-së. Qeveria ka 18 ministri, 20 ministra (dy pa portofol) dhe katër nënkryetarë. Në kabinetin e Qeverisë së re janë edhe dy ministra nga partitë shqiptare. Marash Dukaj, Ministër i Administratës Publike dhe Fatmir Gjeka, Ministër i të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave Nderkohe Danijela Gjuroviq është kryetarja e re e Parlamentit të Malit të Zi. Për zgjedhjen e Danijella Gjuroviq votuan 45 deputetë, ndërsa kunder ishin tre deputetë.

Abazoviq vuri në dukje se qeveria e re do të bazohet në dy shtylla kryesore – shtetin e së drejtës dhe zhvillimin ekonomik. Në pjesën hyrëse të ekspozesë thuhet se Mali i Zi ka nevojë për stabilitet politik dhe social, sepse qytetarët presin që përfaqësuesit e tyre të japin një kontribut shumë më të madh për pajtimin dhe largimin e tensioneve, që ai i quajti artificiale. Prapa këtyre tensioneve gjithmonë kanë interesat e qarqeve individuale apo dëshira për përfitime të vogla politike”, tha kreu i Lëvizjes Qytetare URA.

Në vazhdim ai theksoi se anetarët e qeverisë janë të obliguar të merren me të ardhmen dhe jo me të kaluarën.

“Jam krenar per nje bashkpunim të ri të subjekteve të cilat në të kaluaren kanë patur edhe kundershti mes njëri tjetrit”. Ai  gjithashtu përmendi vazhdimin e ndërtimit të autostradës Tivar-Bolare dhe gjetjen e mënyrave të favorshme të investimit për këtë projekt i cili sipas tij ka rëndësi tëmadhe për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik.

Kabineti i kryeministrit Dritan Abazoviq

Ministria e Drejtësisë, Marko Kovaç.

Ministria e Brendshme, Filip Axhiq.

Ministria e Mbrojtjes, Rashko Konjeviq.

Ministria e Financave, Aleksandar Damjanoviq.

Ministria e Punëve të Jashtme, Ranko Krivokapiq.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Goran Gjuroviq

Ministria e Çështjeve Evropiane, Jovana Maroviq,

Ministria e Arsimit, propozohet Mijo Vojinoviq.

Ministria e Shendetesise,  Dragosllav Shqekiq

Ministria e Investimeve Kapitale, Ervin Ibrahimoviq.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave, Vlladimir Jokoviq.

Ministria e Sportit dhe Rinisë, Vasillije Llallosheviq.

Ministria e Administratës Publike, Marash Dukaj.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Admir Adroviq.

Ministria e Kulturës dhe Medias, Masha Vllaoviq.

Ministria e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit, Ana Novakoviq Gjuroviq.

Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, Fatmir Gjeka.

Ministria e Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik, Bilana Shqepanoviq.

Dy ministra pa portofol, Zoran Milaniq dhe Adrijan Vuksanoviq.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.