🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,648 ▲ +0.2% ETH $2,004 ▼ -0.03% XRP $1.3334 ▼ -0.53% SOL $82.3900 ▼ -1.37%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Kronika

Shtabi i Fuqive Aleate në Europë me seli në Shqipëri

Shtabi Suprem i Fuqive Aleate në Europë(SHAPE) do të ketë një seli të tijën në Shqipëri, e cila do të mundësohet pas ratifikimit nga Kuvendi të një marrëveshje ndërmjet palës shqiptare dhe SHAPE.
Kodheli9Marrëveshja, që është shtesë e protokollit të Parisit “Për statusin e shtabeve ushtarake të ngritura në përputhje me Traktatin e Atlantikut të Veriut”, ku Shqipëria ka aderuar pas anëtarësimit në NATO, është në përputhje me programin për mbrojtjen dhe sigurinë kombëtare, si dhe me prioritetet kryesore të qeverisë shqiptare.
Miratimi i kësaj marrëveshje do të përbëjë bazën ligjore të nevojshme për funksionimin e shtabit dhe të të gjitha përfitimeve në favor të shtetit shqiptar. Shtabi aleat gëzon statusin juridik të organizatave ndërkombëtare në vend. Në këtë kuptim, territori në të cilin ku ai do të ngrihet do të jetë i paprekshëm.
Sipas marrëveshjes Republika e Shqipërisë do të marrë masat e nevojshme për të siguruar truallin, ndërtesat dhe instalimet fikse që kërkohen për përdorim nga shtabi aleat. Këto asete do të ofrohen falas, pa taksë ose licencë dhe hollësitë përcaktohen në një marrëveshje të veçantë.
Marrëveshja rregullon çështjen e imuniteteve dhe privilegjeve për personelin e nivelit të lartë të shtabit. Ky i fundit ka në përbërje personel ndërkombëtar dhe personel të përzgjedhur nga shteti shqiptar, si dhe mund të punësojë personel shqiptar.
Marrëveshja përcakton të drejtën e shtabit për t’u përjashtuar nga të gjitha tatimet, detyrimet, tarifat dhe pagesat e parashikuara në legjislacionin e brendshëm.
Sipas dispozitave të kësaj marrëveshje, siguria brenda shtabit do të garantohet nga vetë forcat e tij. Republika e Shqipërisë është përgjegjëse për mbrojtjen e shtabit nga çdo kërcënim, sulm apo rrezik i papritur që vjen nga jashtë perimetrit të tij si dhe për mbrojtjen e personave me status VIP që vizitojnë shtabin, shkëmbimin dhe sigurimin e informacionit për rreziqe reale drejtuar personave të caktuar në shtab.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.