☁️
Tiranë 16°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 99.32 ▼2.03%
ARI 4,775 ▲2.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,461 ▲ +2.39% ETH $2,133 ▲ +3.84% XRP $1.3563 ▲ +2.96% SOL $83.2400 ▲ +2.75%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 99.32 ▼2.03 % ARI 4,775 ▲2.06 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 99.32 ▼2.03 % ARI 4,775 ▲2.06 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Shtetet e BE-së shpenzuan 7,8 miliardë euro për kafe

Në 28 shtete anëtare të BE-së në vitin 2018 kanë importuar 3 milionë e 73 mijë tonë kafe, për të cilat është shpenzuar 7 miliardë e 826 milionë euro.

Njëzet e tetë shtete të Bashkimit Evropian (BE) kanë importuar kafe me vlerë prej 7 miliardë e 826 milionë dollarë në vitin 2018, bëri të ditur Zyra Evropiane e Statistikës (Eurostat).

Eurostat publikoi të dhënat e importimit të kafes në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Kafes, 1 Tetorit.

Sipas kësaj, në 28 shtete anëtare të BE-së në vitin 2018 kanë importuar 3 milionë e 73 mijë tonë kafe, për të cilat është shpenzuar 7 miliardë e 826 milionë euro.

Në periudhën në fjalë Gjermania importoi 1 milion e 99 mijë tonë kafe, Italia 587 mijë tonë, Belgjika 277 mijë tonë, Spanja 260 mijë tonë, Franca 220 mijë tonë si dhe Britania e Madhe 193 mijë tonë.

Vendi i parë që më së shumti eksportuar kafe në vendet e BE-së është Brazili. Ky vend në vitin 2018 ka eksportuar 901 mijë tonë kafe vendeve të BE-së.

Brazilin e kanë ndjekur Vietnami me 770 mijë tonë, Hondurasi me 228 mijë tonë, Kolumbia me 173 mijë tonë dhe Uganda me 161 mijë tonë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.