🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 10 August 2026
S&P 500 7,753 ▼0.06%
DOW 53,976 ▼0.11%
NASDAQ 26,605 ▼0.32%
NAFTA 82.30 ▲0.21%
ARI 4,449 ▲0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125
₿ CRYPTO
BTC $63,993 ▼ -1.84% ETH $1,874 ▼ -2.68% XRP $1.0175 ▼ -2.5% SOL $76.3300 ▼ -1.45%
S&P 500 7,753 ▼0.06 % DOW 53,976 ▼0.11 % NASDAQ 26,605 ▼0.32 % NAFTA 82.30 ▲0.21 % ARI 4,449 ▲0.65 % S&P 500 7,753 ▼0.06 % DOW 53,976 ▼0.11 % NASDAQ 26,605 ▼0.32 % NAFTA 82.30 ▲0.21 % ARI 4,449 ▲0.65 %
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125
10 Aug 2026
Breaking
Kronika

“Shteti të reagojë”/ Konflikti në Aeroportin e Vlorës, Behgjet Pacolli: 50 inxhinierë kinezë po mbahen të izo

Behgjet Pacolli ka denoncuar një ngjarje të rëndë, që sipas tij po ndodh brenda Aeroportit të Vlorës.

Sipas Pacollit, mbi 50 inxhinierë kinezë mbahen të izoluar në kampin që kompania e tij MABCO-s ka ngritur për strehimin e tyre.

Ai thekson se hyrja vazhdon të mbahet e bllokuar nga roje private, nën praninë e Policisë së Shtetit, duke mos lejuar punëtorët shqiptarë, inxhinierët dhe nënkontraktorët që kanë ndërtuar këtë aeroport, të hyjnë në vendin e tyre të punës.

Kurse inxhinierët që kanë mbetur brenda rrethimit të Aeroportit të Vlorës, sipas Pacollit, nuk lejohen të dalin normalisht dhe u është thënë se nëse duan të dalin për nevojat e tyre, nuk mund të kthehen më brenda.

“Këta njerëz nuk kanë ardhur në Shqipëri për t’u trajtuar si të dyshuar apo si të burgosur. Kanë ardhur për të punuar në një projekt strategjik”, shkruan Behgjet Pacolli.

Pacolli ka publikuar edhe disa fotografi që tregojnë situatën e rëndë të krijuar në zonën e aeroportit, pasi përfaqësues të kompanisë së tij sot me zor kanë mundur të fusin ushqime dhe ilaçe për këta inxhinierë të izoluar.

“Sot ata kërkuan ushqim dhe medikamente. Dhe vetëm me shumë vështirësi arritëm t’u dërgojmë ndihmë bazike. E gjithë kjo po ndodh para syve të institucioneve shtetërore. Jemi duke folë për shkelje serioze të të drejtave themelore njerëzore, të standardeve ndërkombëtare të punës dhe të çdo norme minimale të trajtimit dinjitoz të njerëzve. Asnjë konflikt kontraktual nuk mund të justifikojë izolimin e njerëzve dhe bllokimin fizik të stafit teknik në një kantier strategjik”, shkruan ai.

Behgjet Pacolli u bën thirrje institucioneve shqiptare të ndërhyjnë menjëherë për t’i dhënë fund kësaj situate të turpshme, që siç thotë, po dëmton jo vetëm projektin, por edhe imazhin e Shqipërisë përballë partnerëve dhe investitorëve ndërkombëtarë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.