Tiranë 21°C · Pjesërisht vranët 22 May 2026
S&P 500 7,473 ▲0.37%
DOW 50,580 ▲0.58%
NASDAQ 26,344 ▲0.19%
NAFTA 96.39 ▲0.04%
ARI 4,509 ▼0.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3662 EUR/MKD 61.6974 EUR/RSD 117.4178 EUR/TRY 53.0567 EUR/JPY 184.67 EUR/CAD 1.5988 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3662 EUR/MKD 61.6974 EUR/RSD 117.4178 EUR/TRY 53.0567 EUR/JPY 184.67 EUR/CAD 1.5988
₿ CRYPTO
BTC $75,914 ▼ -2.33% ETH $2,071 ▼ -3.37% XRP $1.3399 ▼ -2.96% SOL $84.8500 ▼ -3.44%
S&P 500 7,473 ▲0.37 % DOW 50,580 ▲0.58 % NASDAQ 26,344 ▲0.19 % NAFTA 96.39 ▲0.04 % ARI 4,509 ▼0.74 % S&P 500 7,473 ▲0.37 % DOW 50,580 ▲0.58 % NASDAQ 26,344 ▲0.19 % NAFTA 96.39 ▲0.04 % ARI 4,509 ▼0.74 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3662 EUR/MKD 61.6974 EUR/RSD 117.4178 EUR/TRY 53.0567 EUR/JPY 184.67 EUR/CAD 1.5988 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3662 EUR/MKD 61.6974 EUR/RSD 117.4178 EUR/TRY 53.0567 EUR/JPY 184.67 EUR/CAD 1.5988
22 May 2026
Breaking
Kosova

Sa ka shpenzuar qeveria e Kurtit ndër vite për mbështetje sociale?

Që nga viti 2022, qeveria e udhëhequr nga kryeministri tash në detyrë, Albin Kurti, ka shpërndarë para te qytetarët në forma të ndryshme përmes Programit për Ringjalljen Ekonomike.

Për këtë vit, këtij programi iu ndanë 30 milionë euro nga buxheti shtetëror.

2022 – 108.000.000€

2023 – 144.317.800€

2024 – 69.744.514€

2025 – 50.000.000€

2026 – 30.000.000€

Megjithatë, raportet vjetore financiare tregojnë se, për shembull, vitin e kaluar u shpenzuan më shumë para për masat e këtij programi se që ishte planifikuar.Më poshtë mund t’i shihni disa nga shpenzimet që janë bërë në kuadër të këtij programi, nga pagesat e njëhershme prej 100 eurosh për studentë e deri te shpenzimet për kuponë ushqimesh për familjet në nevojë.

Ndryshe, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Qeverisë prezantoi Pakon për përballje me inflacion 2.0, e cila tha se u pamundësua që të miratohej më herët nga Kuvendi – tashmë i shpërndarë – për shkak të “bllokimit nga blloku opozitar”.

Pakoja u tha se arrinte shumën e 200 milionë eurove, ndërsa Kurti nuk bëri të ditur nëse ajo që u miratua sot ka po të njëjtën vlerë.

Kurti tha se pakoja përfshin mbështetje të njëhershme prej 100 eurosh për pensionistët, fëmijët, punëtorët e sektorit privat dhe studentët aktivë.

Pensionistët dhe fëmijët do të mund t’i marrin këto para nga java e ardhshme, ndërkaq po javën e ardhshme do të hapet edhe procedura e aplikimit për kategoritë tjera, sipas Kurtit.

“Jemi të vetëdijshëm që në mungesë të buxhetit të rishikuar, i cili u bllokua nga blloku opozitar, kjo pako nuk i adreson të gjitha problemet e nevojat, por sado pak lehtëson barrën për secilën familje në vendin tonë. Sepse për dallim nga blloku opozitar, Qeveria jonë kujdeset që dora e shtetit ta prekë secilin”, tha Kurti.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, sqaroi se punëtorët e sektorit privat që mund të përfitojnë nga 100 euro janë ata që e kanë pagën më të ulët se 1.000 euro. Ai po ashtu tha se nga 100 euro mund të përfitojnë edhe punonjësit e ndërmarrjeve publike, që nuk janë në listën e pagave që paguhen nga buxheti, por edhe shoqëria civile dhe organizata të tjera.

Në mbledhjen e ekzekutivit në detyrë, të mbajtur mëngjesin e 22 majit, Kurti njoftoi edhe për rritjen e shtesave për lehonat.Radio Evropa e Lirë/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.