Shtyhet gjyqi ndaj Gjikës, ndërron jetë një prej të pandehurve
Gjykata e Tiranës ka vendosur të pezullojë për një kohë të pacaktuar gjyqin në ngarkim të Kyrebashkiakut të Vlorës, Shpëtim Gjikës dhe 4 të pandehurve të tjerë.
Shkak për këtë shtyrje, bëjnë të ditur burime nga gjykata është bërë vdekja e një prej të pandehurve. Sipas burimeve të ditën e dielë për shkak të një infarkti ka ndërruar jetë Gëzim Feta, 64 vjeç.
Sot në mesditë ishte parashikuar seanca e fundit para vendimit, ku avokatët mbrojtës do të paraqitnin para trupit të gjyqtarëve argumentat se përse Kryebashkiaku Gjika dhe të 4 të pandehurit e tjerë duhet të shpallen të pafajshëm.
Në seancën para-ardhëse ishte radha e Prokurorit të çështjes të paraqiste konkluzionet e tij, duke kërkuar 4-vjet burgim për Kryebashkiakun e Vlorës dhe heqjen e të drejtës për t’u punësuar në shërbimin civil për një periudhë të paktën 5-vjet. Pasi, sipas organit të akuzës, në bazë të provave në dispozicion, Gjika dhe të pandehurit e tjerë janë gjetur fajtor për “Falsifikim i dokumentave nga personi që ka për detyrë ti leshojë ato, kryer në bashkëpunim, të kryer dy herë, Ndëtim i paligjshëm të kryer në bashkëpunim”.
Gjyqtari i çështjes është gjykatësi, Arben Micko. Çështja është regjistruar në gjykatë më datë 6 Janar 2014. Seanca e parë është realizuar më 12 Shkurt 2014. Të akuzuar janë: Aleks Ahmataj, Artan Ferati, Blerdi Licaj , Eleni Dardhaj, Gentian Sherifaj, Gezim Feta, Mustafa Tartari, Shpëtim Gjika. Kujtojmë një pjesë e të pandehurve janë liruar nga akuza për shkak të ligjit të amnistisë (të miratuar nga qeveria në Qershor), prej nga cili nuk ka përfituar kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika