🌧️
Tiranë 16°C · Shi i lehtë 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,599 ▲0.25%
DOW 52,260 ▲0.95%
NASDAQ 25,463 ▲0.1%
NAFTA 96.21 ▼7.6%
ARI 3,966 ▲1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,038 ▼ -1.1% ETH $2,254 ▼ -0.42% XRP $1.2402 ▼ -0.74% SOL $92.1400 ▼ -2.51%
S&P 500 7,599 ▲0.25 % DOW 52,260 ▲0.95 % NASDAQ 25,463 ▲0.1 % NAFTA 96.21 ▼7.6 % ARI 3,966 ▲1.72 % S&P 500 7,599 ▲0.25 % DOW 52,260 ▲0.95 % NASDAQ 25,463 ▲0.1 % NAFTA 96.21 ▼7.6 % ARI 3,966 ▲1.72 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

RMV pjesë e ECOSOC-së, Siljanovska-Davkova: Bashkësia ndërkombëtare beson në shtetin tonë

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova e vlerësoi zgjedhjen e Maqedonisë për anëtare të Këshillit Ekonomik dhe Social të Kombeve të Bashkuara (ECOSOC) si një sukses të rëndësishëm diplomatik dhe një dëshmi të fortë për besimin që bashkësia ndërkombëtare ka ndaj shtetit.

Në një publikim në rrjetet sociale, Siljanovska-Davkova theksoi se ky rezultat është fryt i një politike të jashtme aktive, parimore dhe konsekuente, si dhe i përpjekjeve shumëvjeçare diplomatike për sigurimin e mbështetjes ndërkombëtare.

“Veçanërisht më gëzon fakti që aktivitetet e shumta diplomatike dhe takimet me udhëheqës e partnerë të huaj dhanë rezultat, dhe se mbështetja e premtuar u shndërrua në sukses konkret,” theksoi presidentja.

Sipas saj, zgjedhja në një nga organet më të rëndësishme të Kombeve të Bashkuara vjen në një periudhë sfidash globale dhe ndryshimesh në rendin ndërkombëtar, gjë që e nënvizon edhe më shumë rëndësinë e saj.

Ajo vlerësoi se anëtarësimi në ECOSOC konfirmon besimin në rolin konstruktiv të Maqedonisë, përkushtimin e saj ndaj multilateralizmit dhe kapacitetin për të kontribuar aktivisht në adresimin e çështjeve globale ekonomike dhe sociale.Siljanovska-Davkova paralajmëroi se shteti do të vazhdojë të angazhohet për dialog, bashkëpunim ndërkombëtar, zhvillim të qëndrueshëm dhe prosperitet gjithëpërfshirës, si dhe për forcimin e efikasitetit dhe kredibilitetit të sistemit multilateral.“Ky zgjedhje edhe një herë dëshmon se Maqedonia është një aktor i respektuar, i besueshëm dhe me ndikim në skenën ndërkombëtare, dhe se diplomacia jonë parimore e proaktive po fiton gjithnjë e më shumë njohje,” theksoi presidentja.

Ajo shtoi se do të vazhdojë të udhëheqë një politikë të jashtme të bazuar në respektimin e dinjitetit njerëzor dhe interesave shtetërore, duke u angazhuar njëkohësisht për mbrojtjen e të drejtave të pakicës maqedonase në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.