☁️
Tiranë 14°C · Vranët 19 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 96.28 ▲0.86%
ARI 4,678 ▼4.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
₿ CRYPTO
BTC $70,137 ▼ -5.21% ETH $2,170 ▼ -6.26% XRP $1.4650 ▼ -3% SOL $89.8900 ▼ -4.3%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 96.28 ▲0.86 % ARI 4,678 ▼4.46 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 96.28 ▲0.86 % ARI 4,678 ▼4.46 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
19 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Sigurimi për banesat, ligji detyron policat për familjet

Familjet shqiptare do të detyrohen me ligj të sigurojnë banesën nga katastrofat natyrore. Një projektligj i propozuar nga Banka Botërore dhe Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare parashikon ngritjen e një skeme të posaçme për sigurimin nga tërmetet dhe përmbytjet.

“Ajo çka parashikon ky ligj është krijimi i një pool-i të përbashkët për sigurimin nga katastrofat. Ky pool do të parashikojë primet dhe mënyrën se si do të arkëtohen primet, si dhe do të parashikojë mënyrën se si do të dëmshpërblehet”, thotë Pajtim Melani, kryetar i bordit të AMF.

Që të përfitohet dëmshpërblim, katastrofat natyrore duhet të përmbushin disa kushte.

“Për tërmetet mendohet që do jetë për tërmete 5 ballë e lartë dhe për përmbytjet parashikohet 504 orë reshje të vazhdueshme, ose 21 ditë”, thotë Melani.

Ende mbetet e papërcaktuar nëse skema do të jetë tërësisht shtetërore apo do të administrohet nga shoqëritë private të sigurimit.

“Modelet janë të ndryshme, po diskutohen modelet e vendeve të rajonit. Po diskutohet dhe më gjerë. E sigurtë është që dot ë funksionojë në formën en jë pool-i.  nuk do të ketë praktika të ndara të shoqërive të veçanta. Krijimi i këtji pool do të shoqërohet sipas propozimit të BB, me krijimin e një strukture publike, me bord drejtorësh, këshill mbikqyrës ”, vijoi Melani.

Pagesa e detyrueshme nuk do të jetë e njëtë për të gjitha familjet por do të varet nga rreziku i zonës ku gjendet banesa.

2 Komente

  • ili 08 March 2016, 16:34

    shume mire , ide e mire dhe shume e vonuar. Ku eshte pare qe per cdo shi njerezit kerkojne te shperblehen nga shteti. Ku I merr shteti leket, ai nuk prodhon por merr nga ne.

  • xhardinieri 08 March 2016, 18:42

    Sigurimi i shpive nuk eshte i detyrushem kush ka nevoj mund ta siguroj, keshtu e ka Europa ndaj mos spekulloni ne kurriz te populli.

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.