Bota

SIRI – OSDH: Të paktën 26 milicë pro-regjimit të vrarë në një ofensivë kundër ISIS-it

Të paktën 26 luftëtarë pro-regjimit u vranë sot në një ofensivë kundër grupit të Shtetit Islamik (ISIS) pranë Palmirës, qytet i vjetër i Sirisë ndërsa trupat mbështetëse të regjimit po vijojnë përpjekjet prej disa javësh për vënien nën kontroll të kësaj zone, bëri të ditur Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).

“ISIS-i ka zmbrapsur një sulm të forcave të regjimit në përpjekje për të fituar terren rreth katër kilometra në perëndim të qytetit të Palmirës, duke vrarë 26 milicë”, saktësoi për median Abdel Rahmane, drejtor i OSDH-së i cili zotëron një rrjet të gjerë informatorësh në të gjithë territorin e Sirisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button