Siria “informohet” për sulmet e koalicionit
Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, ka thënë se qeveria e tij po merr mesazhe nga koalicioni ndërkombëtar, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, i cili po lufton militantët e Shtetit Islamik.
Assad i ka thënë BBC-së se nuk ka pasur bashkëpunim direkt prejse kanë nisur sulmet ajrore në Siri, shtatorin e kaluar, porse palët e treta – në mesin e tyre Iraku – i përcjellin informacione.
Assad po ashtu ka mohuar se forcat qeveritare të Sirisë hedhin bomba fuçi në zonat që kontrollohen nga rebelët, duke vrarë mijëra civilë, transmeton Rel.
“Ne kemi bomba, raketa, plumba… nuk kemi bomba fuçi”, ka thënë Assad.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.