Bota

Siria: kush po lufton kundër kujt?

Regjimi i Assadit

Me 2011 kanë dalë në rrugë dhjetëra mijëra kundërshtarë të regjimit të Baschar al-Assadit. Ai reagoi me dhunë masive dhe dha urdhër që të qëllohet me armë zjarri kundër demonstruesve duke angazhuar edhe ushrinë kundër popullit të vet. Për një kohë të gjatë protestat kanë qenë paqësore. Më pas u armatos edhe një pjesë e demonstruesve dhe krijuan milicët e vet.

Pas shkallëzimit të konflitkit dezertuan shumë ushtarë sirianë dhe u bashkangjitën me grupet rebele. Me 2009 trupat e Assadit numëronin 325.000 ushtarë, me 2013 kishin mbetur vetëm gjysma. Ndërkohë Assadit i ka mbetur vetëm mbështetja e jashtme, ndonëse ka edhe armë ajrore.

Irani e ka mbështetur atë prej vitit 2011. Ky vend ka dërguar me mijëra ushtarë në brigadat mercenare. I ngarkuari i OKB për Sirinë, Staffan de Mistura vlerëson se Irani jep në vit rreth gjashtë miliardë dollarë amerikanë për të mbështetur regjimin e Assadit. Ekspertët e tjerë thonë se i jep madje deri në 20 miliardë dollarë në vit.

Hezbollahët, Milicia shiite nga Libani me një lidhje të ngushtë me finacuesit nga Irani, lufton poashtu në anën e Assadit dhe paraqet grupin e dytë më të madh të trupave të këtij regjimi.

Rusia është një partner tjetër i rëndësishëm i Damaskut. Prej fundit të vitit 2015, trupat ruse fluturojnë mbi Siri dhe kryejnë sulme ushtarake. Zyrtarisht thuhet se ata po bombardojnë “Shtetin Islamik”. Vëzhguesit thonë se forcat ruse janë duke bombarduar edhe forcat e kryengritësve të Armatës së Lirë Siriane dhe objektivat civile.

Kundërshtarët e Assadit

Armata e Lirë Siriane (FSA) është krijuar fillimisht nga forcat demokratike opozitare për mbrojtjen e popullatës civile. Ajo nuk është ndonjë ushtri në kuptimin e plotë të fjalës dhe nuk ka ndonjë udhëheqësi qendrore. Grupet e FSA e kontrollojnë zonën veriperëndimore dhe pjesë të mëdha të jugut. Këtu njerëzit po përpiqen të ndërtojnë edhe shoqëri civile, megjithë bombardimet e përhershme të Assadit. Kjo armatë nuk ka pasur gati asnjë mbështetje ndërkombëtare. Por ka shumë financues islamikë, ndaj në këtë grup kanë kaluar shumë grupe islamike, të cilat tani luftojnë kundër regjimit.

Dschaisch Al-Fatah paraqet një grup më të madh. Ajo bashkon grupet më të moderuara dhe ekstremiste, ndër to edhe radikalët e Frontit Al-Nusra (një degë e Al-Kaidas) por edhe milicët islamikë të Ahrar al-Scham. Në këto grupe luftojnë prej vitesh grupe xhihadistësh nga Jordani, Algjeria, Afganistani, Çeçenia dhe vendet e tjera.

Pjesëmarrja në negociatat paqësore:
Në pyetjen se cilat grupe opozitare duhet të marrin pjesë në negociatat paqësore, ekzistojnë mospajtime shumë të mëdha. Arabia Saudite do që atje të jetë grupi radikal Ahrar al-Scham, ndërsa Rusia kërkon që atje të jenë grupe më të moderuara opozitare, që pranohen edhe nga Damasku.

“Shteti Islamik” (IS)

Organizata terroriste “Shteti Islamik” është krijuar në fillim pas tërheqjes amerikane nga Iraku. Pas fillimit të kryengritjes në Siri e ka shfrytëzuar gjendjen kaotike në këtë vend për të okupuar pjesë të mëdha të vendit. Në radhë të parë në veri të Sirisë, rreht qytetit Rakka, i kontrollon shumë rajone. Qëllimi i IS është krijimi i një kalifati.

IS financohet në masë të madhe nga shitja e karburanteve, ndër tjera edhe në Turqi. Sulmet ajrore ruse dhe ato amerikane kanë shkatërruar ndërkohë shumë burime të naftës. Kjo e ka shtuar presionin ndaj këti grupi terrorist.

Pjesëmarrja në negociatat paqësore:
Pjesëmarrja e IS në bisedimet paqësore është refuzuar nga të gjitha palët.

Kurdët

Edhe trupat kurde janë një faktor i rëndësishëm në Siri dhe luajnë një rol të rëndësishëm në luftën kundër IS. YPG (Unioni për Mbrojtjen e Popullit) numëron 50.000 luftëtarë. Ata janë krahu u armatosur i grupit PYD, që është një degë e kurdëve të partisë PKK me seli në Turqi. YPG bashkëpunon pjesërisht me regjimin sirian. Por së fundi kanë pasur edhe përleshje ushtarake në Aleppo.

Mbështetësit:
SHBA-ja i sheh kurdët si një partner të rëndësishëm në luftën kundër IS. SHBA mbështesin me mjete logjistike dhe municion YPG, që e komplikon edhe më shumë luftën në Siri. Turqia dhe SHBA e luftojnë së bashku IS, por Turqia i lufton edhe kurdët. Edhe Rusia e mbështetë PYD.

Pjesëmarrja në negociatat paqësore:
Turqia refuzon pjesëmarrjen e kurdëve në negociata, ndërsa perëndimi i sheh ata si aleatin kryesor në luftën kundër xhihadistëve.

Aleanca e udhëhequr nga SHBA

Prej 2014 janë duke kryer sulme ushtarake edhe aleatët e udhëhequr nga SHBA kundër IS. Në koalicionin kundër këti grupi terrorist bëjnë pjesë 60 vende, ndër to edhe Franca, Britania e Madhe, Gjermania, Turqia dhe Arabia Saudite. Por jo të gjitha këto vende janë pjesë e sulmeve. Gjermania po merr pjesë vetëm në vëzhgimin e gjendjes dhe stërvitjen e kurdëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button