☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 116.01 ▲3.2%
ARI 4,677 ▼0.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,287 ▼ -1.7% ETH $2,083 ▼ -3.05% XRP $1.3053 ▼ -3.1% SOL $79.0800 ▼ -3.84%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 116.01 ▲3.2 % ARI 4,677 ▼0.17 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 116.01 ▲3.2 % ARI 4,677 ▼0.17 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Kronika

Situata deri në mesditë, MPB: Evakuohen 25 familje në Babrru të Tiranës

Ministria e Brendshme ka bërë të ditur të dhënat deri në mesditë të situatës në të gjithë vendin, ku prezenca e ujit është vënë re në mjaft zona, si në Tiranë, Lezhë etj.

Sipas MPB-së, në Babrru janë evakuar 25 familje pasi shtëpitë e tyre rrezikoheshin nga përmbytjet. Në Paskuqan është çarë tubacioni i ujit të pijshëm që furnizon qytetin e Tiranës dhe po punohet për riparimin e tij.

Në rrugën “Mentor Xhemali” si pasojë e reshjeve të shiut ka prezencë uji në disa banesa. Në vendngjarje janë forcat zjarrfikëse dhe të policisë.

Tek “Ura e Beshirit” ka prezencë uji në aksin rrugor kombëtar Tiranë – Durrës. Po punohet nga forcat zjarrfikëse të Tiranës dhe policia rrugore.

Në rrugën “Siri Kodra”, pranë ish-Frigoriferit, ka prezencë uji në rrugë që ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Po ndërhyhet nga forcat zjarrfikëse dhe tek nënstacioni elektrik.

Në rrugën ‘’Don Bosko’’ ka prezencë uji që ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

Tek Bregu i Lumit, tek ish-Nishtulla nr. 3 janë evakuuar 3 familje që rrezikoheshin nga përmbytja.

Qarku Lezhë. Në fshatin Pllane, njësia administrative Zejmen, Bashkia Lezhë, si pasojë e fryrjes së përroit të Malbardhës rrezikohen disa banesa. Në vendngjarje janë administratori i njësisë administrative dhe forcat zjarrfikëse të Lezhës.

Për t’u ardhur në ndihmë banorëve kanë shkuar forcat e FNSH-së dhe policisë lokale.

Në fshatin fshatin Fushë Kuqe, njësia administrative Fushë Kuqe, bashkia Laç, si pasojë e reshjeve rrezikohen disa banesa. Në vendngjarje janë administratori i njësisë administrative dhe forcat zjarrfikëse të Laçit.

Qarku Durrës.

Në Fushë – Krujë dhe fshatin Derven i Poshtëm ka pasur prezencë uji si rezultat i fryrjes së lumit që rrezikon disa banesa. Në vendngjarje janë administratori i njësisë administrative dhe forcat zjarrfikëse të Krujës.

Qarku Dibër.

Në fshatin Gjoricë e Poshtme të Bashkisë Bulqizë rrezikohet argjinatura e lumit Drin. Forca të Ministrisë së Mbrojtjes janë të gadishmëri për të evakuuar rreth 200 banorë, nëse do të jetë e nevojshme.

Gjithashtu në Fushë Bulqizë rrezikohen disa banesa nga përmbytjet.

Ministria e Punëve të Brendshme bën të ditur se situata po monitorohet nga Emergjencat Cibile, institucionet dhe strukturat operacionale në terren, si dhe forcat e FNSH-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.