☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.14 ▲1.51%
ARI 4,564 ▲0.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,656 ▲ +1.39% ETH $2,063 ▲ +2.92% XRP $1.3615 ▲ +1.83% SOL $84.5200 ▲ +2.54%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.14 ▲1.51 % ARI 4,564 ▲0.88 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.14 ▲1.51 % ARI 4,564 ▲0.88 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Kronika

Situata nga reshjet, Peleshi: Nuk ka përmbytje në asnjë zonë

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi deklaroi sot se reshjet me intensitet të lartë të rëna gjatë natës, fatmirësisht nuk kanë shkaktuar situata përmbytjesh në asnjë zonë të territorit të vendit, falë edhe masave të marra në kohë.

Në një postim në rrjetet sociale, Peleshi shprehet se në kushtet e motit të pa qëndrueshëm, bashkitë Shkodër, Lezhë, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Durrës e Elbasan do të jenë në monitorim të prurjeve të lumenjve në orët në vijim, pasi sipas parashikimeve piku i prurjeve do të arrihet në datën 20.

“Nën monitorim është situata edhe në zonat malore, ku ka patur reshje bore. Po punohet në disa akse nga punonjësit e ARRSH për pastrimin e rrugëve nga inertet dhe nga forcat e OSHEE për riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë në disa njësi administrative”, tha ministri.

Peleshi theksoi se, Forcat e Armatosura kanë të angazhuara në nivel kombëtar 1200 forca dhe 450 mjete së bashku me shërbimin zjarrfikës, atë mjekësor, Policinë e Shtetit për të ndërhyrë në çdo rast nevoje.
“U bëjmë thirrje qytetarëve në zonat e rrezikuara të bëjnë kujdes me lëvizjet e tyre në orët në vijim, të shmangin kalimet në rrugët me prezencë uji, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të njoftojnë strukturat vendore për ndihmë”, tha ministri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.