🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,356 ▲ +0.44% ETH $2,055 ▲ +0% XRP $1.3135 ▼ -0.88% SOL $80.8500 ▲ +0.41%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Kosova

Situatë e qetë në veri, qarkullimi drejt Jarinjës vazhdon normalisht

Qarkullimi nga qyteti i Mitrovicës e deri në pikën kufitare në Jarinjë po vazhdon normalisht pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit, megjithëse lëvizjet e veturave janë të pakta.

Ekipi i RTK-së, i cili ka lëvizur nga Mitrovica deri në pikën kufitare në Jarinjë nuk ka vërejtur prezencë të policisë e as të KFOR-it. Situata duket e qetë, teksa lëvizjet e veturave janë të pakta.

Ndërsa, jo zyrtarisht RTK ka mësuar se vetëm gjatë ditës së sotme janë shqiptuar 40 fletë-qortime për pronarët e veturave me targat ilegale. Vendosja e tiketave ngjitëse në targa për automjetet që vijnë nga Serbia po vazhdon të zbatohet si zakonisht.

Ndërkohë, edhe gjatë ditës së sotme kanë vazhduar dorëheqjet e zyrtarëve serb, të cilët mbanin pozita në institucionet e Kosovës, pas suspendimit të drejtorit rajonal të Policisë së Kosovës në veri, Nenad Gjuriq. Ky i fundit refuzoi të zbatonte vendimin e ekzekutivit për lëshimin e fletë-qortimeve nga 1 nëntori për bartësit e automjeteve me targa ilegale në veri të vendit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.