Situatë kritike në Shkodër/ Ademi: 1600 ha tokë e përmbytur, më shqetëson një rritje nga ora 8 deri tani
Mbi situatën në fjalë ka reaguar kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.
“Kemi rreth 1600 hektarë tokë të përmbytur. Kemi marrë masa urgjente për furnizim me ujë të pijshëm të të gjitha zonave të përmbytura. Do furnizojmë me ujë dhe do shohim më tej situatën. Ka një rritje që më shqetëson nga ora tetë deri tani. Bëhet fjalë për një rritje 20 centimetra, që do të thotë edhe rritje të tokave të përmbytura. Bëhet fjalë për toka të mbjella, qëdalin jashtë funksionit, domethënë humbet ajo çfarë është punuar. Bëhet fjalë për një dëm të konsiderueshëm, nuk kemi problem deri tani në liqenin e Shkodrës. Në këto moment, Bashkia e Shkodrës nuk ka problem me nevojën për evakuimin, nevojë vetëm për transport, shpresoj të mos kemi problem të rënda”, tha Ademi.
Reshjet e shumta të shiut kanë përfshirë mbarë vendin duke sjellë përmbytje të akseve rrugore dhe banesave.