Ekonomia

Sjelljet politike antiamerikane, që vuan biznesi amerikan në Shqipëri

Nga Mark Crawford, Kryetar i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë

Në nëntor 2014, përmenda pesë hapa që sektori financiar shqiptar duhet të ndërmarrë për të përmirësuar performancën e tij. Këto hapa përfshinin: së pari, trajtimin e kredive në vonesë (NPL), të cilat tejkaluan 20% në atë periudhë dhe vënien ne funksion të një Byroje të kredisë; së dyti, rishqyrtimi i përshtatshmërisë së strukturës së aksionerëve të bankave të nivelit të dytë në mënyrë që të inkurajohej konsolidimi i tyre; së treti, licencimi i institucioneve të reja jo-depozituese të cilat mund të mbushin hapësirat e pa shërbyera nga bankat; e katërta, duke mundësuar tregjet e kapitaleve në Shqipëri; dhe e pesta, duke mundësuar rrjedhje të reja të kapitalit privat në Shqipëri.

Sot, lidhur me pikën time të parë, kreditë në vonesë janë ulur në 13% dhe kanë tendencë në rënie, dhe EBRD dhe Shoqata e Bankierëve po punojnë së bashku për krijimin e një Byroje Private të Kreditit. Në vijim të pikës së dytë dhe të tretë, sektori bankar shqiptar është duke u konsoliduar, duke zvogëluar numrin e bankave drejt 12 nga 16, dhe ndërkohë duke rritur numrin e institucioneve që nuk marrin depozita në 21. Autoriteti Shqiptar i Shërbimeve Financiare ka licencuar hapjen e një burse private, e cila dalëngadalë po shton produktet në platformën e saj tregtare dhe më në fund kemi parë një rritje të investimeve nga fondet e kapitalit amerikan, veçanërisht me fondin SEAF të Uashingtonit që bëri blerje në sektorin e spitaleve dhe NCH Capital të Nju Jorkut duke bërë blerje në sektorin bankar shqiptar.

Në përfundim të mandatin tim të tretë dhe të fundit dyvjeçar si president i Bordit të Dhomës Amerikane të Tregtisë, unë do të përvijoja pikat e mëtejshme të veprimit për të ndihmuar ekonominë shqiptare të ndërmarrë hapat e ardhshëm përpara.

Pika e parë është se Shqipëria duhet ende të përfundojë disponueshmërinë e një harte falas online të vendit, procesin e regjistrimit të tokës dhe pronësisë nepermjet e-Albania në bashkëpunim me Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZRPP). Pronësia e qartë e tokës është baza për aktivitetin ekonomik – fakt i qartë. Diaspora Shqiptaro-Amerikane ka qenë e qartë dhe konsistente, duke theksuar se mungesa e qasjes online në të dhënat e regjistrimit të tokës ul ndjeshëm interesimin e investitorit. Një hartë e tillë është e arritshme (siç dëshmohet nga harta online e regjistrimit të tokës në Veri të Maqedonisë https://ossp.katastar.gov.mk/OSSP/) dhe e dobishme për investitorët e huaj dhe vendas.

Së dyti, do të sugjeroja qe shumica në qeveri dhe opozita të bëjnë një përpjekje të vetëdijshme për t’u kujdesur për investitorët e huaj ekzistues. Ata investitorë (të huaj dhe vendas) që janë aktivë në treg janë reklama më e mirë për investimet e ardhshme, ashtu sikurse dhe kundër tyre; dhe sa më shumë që ata të kujdesen për këta investitorë, aq më shumë ata kanë gjasa të rekrutojnë investitorë të tjerë në Shqipëri. Në lidhje me këtë, kam parë një skizofreni sistematike midis lojtarëve politikë që përpiqen të tërheqin investitorët, pastaj t’i shtyjnë ata (shpesh duke çuar në padi publike të arbitrazhit) ose madje duke i përfolur ata në media.

Investitorët amerikanë janë shpesh të etur për të ndjekur suksesin, prandaj kur një kompani si ABCom, e cila është në pronësi të fondit të investimeve të SEAF në Uashington DC, ankohet për vandalizëm të keq me 2018, ndihet nga investitorët amerikanë. Kur figurat e ndryshme politike përpiqen të fyejnë investitorin më të madh amerikan në Shqipëri, domethënë fondin amerikan NCH nga Nju Jork, apo projektet e tyre si Banka Amerikane e Investimeve, atëherë perceptohet si sjellje e çuditshme dhe antiamerikane. Duke marrë parasysh promovimin e kryer nga Departamentet e Tregtisë të Shteteve të Bashkuara të Bankës Amerikane të Investimeve në faqen e tyre publike (https://www.export.gov/article?id=Albania-US-Banks), investitorët e mundshëm amerikanë I shohin këto sulme politike ndaj një banke me dyshim, duke pyetur veten pse investitorët e zakonshëm amerikanë do të rrezikonin të investonin në një treg të vogël si Shqipëria, kur edhe ata investitorë amerikanë që promovohen drejtpërdrejt nga Qeveria e SHBA janë subjekt i sulmeve të tilla ekstreme politike.

Përsëri, sikurse me çdo biznes, unë do të këshilloja që është në interesin më të mirë të Shqipërisë thjesht të kujdeset për klientët (dmth. investitorët) që janë të pranishëm në vend, për të krijuar më së miri një atmosferë që do të tërhiqte investime të mëtejshme.

Pika ime e tretë, bazohet në suksesin që fondet amerikane të investimeve kanë pasur në Shqipëri. Shqipëria duhet të ndërmarrë hapa për të qenë e pranishme në tërheqjen e fondeve të investimeve. Për ta vendosur Shqipërinë në hartën e fondeve investuese, AIDA duhet të përqëndrohet në pjesëmarrjen në konferencat e ndryshme të Angel dhe Private Equity, me qëllim që ata të lidhen me vendin. Përvoja e qëndrueshme e investimeve kapitale në Shqipëri, nëpërmjet NCH, SEAF, Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve etj, zgjerohet në shumë sektorë, por lidhja e përbashkët mes tyre është aftësia për të financuar dhe tërhequr menaxhimin e duhur për t’iu përshtatur nevojave dhe investitorët e kapitalit janë te mësuar për ta bërë këtë. Suksesi i tyre dhe dështimet rastësore kanë kontribuar shumë në ekonominë shqiptare në pothuajse të gjithë sektorët, duke përfshirë bankat, sigurimet, kujdesin shëndetësor, IT, logjistikën, transportin dhe prodhimin.

Vërej se mediat shpesh theksojnë faktin se fondet ndërkombëtare të investimeve shpesh përdorin ndërmjetës të investimit në vende ose shtete neutrale të taksave, të tilla si ato të ofruara nga Delaware, Holanda ose subjekte të tjera off-shore. Këto ndërmjetës përdoren zakonisht nga investitorët amerikanë për të grumbulluar fonde në vende me taksa neutrale dhe si të tilla nuk janë shqetësuese për Shqipërinë për aq sa investitorët amerikanë shpesh janë subjekt i mbikëqyrjes së SEC. Aty ku vendet off-shore mund të jenë shqetësuese, është kur ato përdoren nga entitete të huaja për të paguar lobistët për të punuar në SHBA, siç është theksuar si praktikë e zakonshme nga subjektet e ndryshme politike shqiptare në të kaluarën. Po aq shqetësuese është kur kompanitë janë me të vërtetë fantazëm, që nuk janë fare të regjistruara në brendesi apo jashtë bregdetit, por promovojnë veten e tyre si amerikane dhe ofertojnë në tendera publikë. Sigurisht kjo praktikë është diçka që tërheq vëmendjen e zbatimit të ligjit të SHBA dhe duhet të ndalet.

Pika ime e fundit është se ndonjëherë të prezantohesh dhe te dalësh përpara është e mjaftueshme për të ndërmarrë hapin e parë. Pothuajse pesë vjet më parë, Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri organizoi një mëngjes në Nju Jork me qeverinë shqiptare dhe përfaqësues të disa këshilltarëve të menaxhimit të pasurisë amerikane dhe fondeve të investimeve që do ta konsideronin Shqipërinë, duke përfshirë edhe Morgan Stanley dhe disa fonde më të vogla ‘shumë-miliardë dollarësh’. Për fat të keq, përfaqësuesit e qeverisë shqiptare nuk u paraqitën në mëngjes, duke anulluar vetëm pas fillimit të ngjarjes. Unë isha në gjëndje të jepja të dhëna dhe detaje të brendëshme për investitorët potenciale dhe u perpoqa ta përfaqësoja Shqipërinë sa më mirë që munda në këto rrethana; megjithatë, mungesa e çuditshme e përfaqësuesve të Qeverisë Shqiptare u vu në dukje nga mysafirët tanë, disa prej te cilëve e morën si fyerje, dhe në njohuritë e mia asnjë nga ata që ishin prezent në atë takim nuk ka investuar një qindarkë të vetme në Shqipëri deri tani. Ndonjëherë vetëm duke u prezantuar dhe dalë përpara është një hap i parë i mirë.

Shqipëria ka bërë disa përparime të mira gjatë viteve të fundit dhe raporti i fundit i FMN-së nxjerr në pah disa nga treguesit pozitivë makroekonomikë që lidhen me këtë. Në të njëjtën kohë shohim rritje të flukseve të emigracionit jashtë vendit dhe ndikimin e vazhdueshëm të ekonomisë gri (veçanërisht në sektorin e drogës, të cilën e kam adresuar diku tjetër në aspektin e pozicionimit tim personal për përballjen me problemin). Me uljen e normave të interesit të eurobondit, investitorët e huaj duhet të marrin parasysh se Shqipëria, pavarësisht sfidave të saj, po ecën përpara. Mbi këtë bazë, Shqipëria mund të ndërmarrë hapa të mëtejshëm dhe më të shpejtë përpara duke vendosur transparencën e të drejtave të pronësisë mbi tokën, kujdesin për investitorët ekzistues dhe pjesemarrjen për të tërhequr fonde investimi. Këto hapa janë të thjeshta dhe të arritshme në një periudhë të shkurtër kohore. Dikush thjesht duhet t’i bëjë ato.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button