Kosova

Skandal në Prishtinë/ Turqit heqin Gjergj Kastriotin nga shkolla dhe ngulin flamurin me hënë e yll

Një firmë turke, e cila e kishte fituar tenderin për të lyer shkollën fillore “Elena Gjika, e cila është në Prishtinë, e ka hequr portretin e Gjergj Kastriot duke e zëvendësuar me një orë me dizajnin e flamurit turk. Këtë gjë e pretendon drejtori i “Kosovafilm”, Gani Mehmetaj.

Mehmetaj përmes një statusi në profilin e tij në Facebook ka shkruar se një firmë turke në çdo klasë të shkollës “Elena Gjika” e ka vënë nga një orë muri me flamurin e Turqisë dhe e ka hequr portretin e Gjergj Kastriotit.

Sipas tij, arsimtarët e shkollës kanë reaguar ashpër duke kërcënuar se do të protestojnë dhe nuk do të lejojnë që nxënësit të futen në ato klasa ku është hequr portreti i Skënderbeut.

Postimi i plotë i Gani Mehmetaj:

“Në shkollën fillore “Elena Gjika” në Prishtinë Në vend të portretit të Gjergj Kastriotit – flamuri turk!

Profesorët e kësaj shkolle, të zemëruar me veprimin e firmës nga Turqia, paralajmëruan protesta të ashpra kundër përdhosjes së shkollës e përpjekjes për shkombëtarizim. Arsimtarët e shkollës fillore “Elena Gjika” në Prishtinë, lajmëruan plotë indinjatë se një firmë nga Turqia që paska marrë pjesë në lyerjen e shkollës fillore “Elena Gjika”, në Prishtinë, në çdo klasë e ka vënë nga një orë muri me flamurin e Turqisë, ndërsa i ka hequr portretet e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.

Nxënësve shqiptarë, por edhe nxënësve tjerë të kësaj shkolle, shtetas të Kosovës, në vend të portretit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeu, ua imponojnë më dhunë flamurin e Turqisë.

Profesorët e shkollës fillore kanë reaguar ashpër kundër këtij përdhunimi të shkollës shqiptare në Kosovë, ata kanë kërcënuar se do të bëjnë protesta dhe nuk do të lejojnë në asnjë mënyrë që të futen fëmijët në paralelet ku është hequr portreti i Skënderbeut dhe është vënë flamuri turk. Ata kërkojnë urgjentisht të hiqen flamujt e një shteti të huaj në shkollën shqiptare të Kosovës, kërkojnë që të mos vazhdoj përdhosja e autoritetit e emrit të mirë që gëzon kjo shkollë dhe mësimdhënësit e saj.

Arsimtarët e “Elena Gjikës” kanë sakrifikuar jetën në kohën e okupimit të Miloshevqit që të mbajnë gjallë frymën shqipe, kanë punuar pa pagesë, ishin hero të arsimit shqip, ndërsa tash në shtetin e tyre dikush ua përdhos simbolet kombëtare. Prandaj para se të bëhet përurimi arsimtarët kërkojnë që të hiqen flamujt e shtetit të huaj e të kthehet portreti i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button