🌫️
Tiranë 5°C · Mjegull 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,679 ▲ +1.03% ETH $2,006 ▲ +1.03% XRP $1.3360 ▲ +0.91% SOL $82.6700 ▲ +0.19%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Kronika

Skandali i INSIG Kosovës, 5 milionë euro shpërblime dhe reklama

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas një kallëzimi të Ministrisë së Financave që hedh hije dyshimi mbi kompaninë INSIG, dega Kosovë dhe që bën fjalë për abuzimet me fondet që kapin vlerën e 5 milionë eurove.

euroskandaliSkandali u zbulua pas nje raporti qe u perket viteve 2009 – 2013 dhe qe ben fjale per abuzimin e fondeve te sigurimit te shpenzuara per reklama dhe shperblime ndaj punonjesve.

Sipas nje burimi prane Prokurorise se Pergjithshme, demi i shkaktuar shtetit shqiptar ka dyshime se eshte perkatesisht 5.135.506 euro, qe eshte shperdoruar jashte zerit te depozitimit per sigurime ose thene ndryshe per bonuset e sigurimit tip TPL.

Konkretisht, – thane burimet,- ne referim te dosjes  per marketing dhe reklame ka dyshime se eshte abuzuar me me shume se 3 milione euro,  me shperblime ndaj punononjesve gati nje milion euro dhe pjesa tjeter rezulton te jete paraqitur si shpenzime per riparim zyrash, materiale dhe sponsorizime.

Sipas Prokurorise, nga vëzhgimet e paraqitura nga ish-drejtoret e Pergjthshem Saimir Zemblaku, Tomorr Kalaja dhe nga ish-drejtuesi i Deges Kosove, Arben Breshani deklarohet se shpenzimet e marrjes se sigurimit jane miratuar nga Këshilli Mbikeqyres. Në dosje thuhet se Keshilli Mbikeqyres nuk ka marre nje vendim per zgjidhjen e problemeve qe jane ngritur ne mbledhje lidhur me miratimin e buxhetit per shpenzimet e marrjes ne sigurim.

Nderkohe qe ka dyshime se veprimet dhe mos veprimet me qellim perdorimin e ketyre fondeve jashte natyres se tyre, duke pasqyruar edhe fatura financiare te paverteta e te dyshimta, paraprakisht shikohen nga prokuroret, si ne shkelje flagrante te detyres. Në rrugë jozyrtare Prokurorise se Pergjithshme ka dyshime paraprake se ketij fondi i eshte nderruar destinacioni ne baze te faturave fiktive dhe falsifikimit te dokumentave, nderkohe qe eshte shkelur ligji pergjate transaksioneve.

Ne kallëzimin e Ministrise se Financave te dorezuar prokurorise pretendohet se jo vetem veprimet e disa personave, por edhe te strukturave ekzekutive, administratoret e shoqerise ne fjale dhe anetaret e Keshillit Mbikeqyres jane ne shperdorim te detyres. Prokuroria pritet te thote tashme fjalen e saj.

Por ndersa prokuroria ka regjistruar procedimin penal per shperdorim detyre, prokuroret e njesise task-force për momentin po studiojnë dosjen voluminoze te sekuestruar gjate javes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.