Kronika

Familjarët e dy shqiptarëve të vrarë në Milano: I dimë autorët, do marrim hak vetë

Familjarët e dy shqiptarëve të vrarë në periferi të Milanos, të enjten në mbrëmje, kanë thënë për mediat italiane se e dinë se cilët janë autorët e vrasjes së Agron dhe Alban Lleshaj.

Corriere Della Sera shkruan se kanë thënë se nuk do t’ia japin kurrë emrat hetuesve italianë, por do të bëjnë “drejtësi” vetë.

“Hakmarrja do të jetë plotësisht në “respekt” të traditave të vendit të lindjes nga vijnë dy shqiptarët”, shkruan e përditshmja italiane, që sipas të cilës nga veriu i Shqipërisë vijnë grupet me të pamëshirshme të krimit.

Hetuesit druhen se hakmarrja mund të fillojë herët duke shkaktuar një spirale e dhunës. Një burim i gazetës në Shqipëri ka thënë se familjarët e dy viktimave janë duke u përgatitur.

Hetuesit janë duke u marr me tabulatet telefonike të dy viktimave dhe pista kryesore e hetimit është ajo e një konflikti për prishje të pazareve të drogës, pasi disa ditë pas vrasjes xhaxhai i tyre u arrestua me një sasi lënde narkotike.

Agron dhe Alban Lleshaj ishin të njohur për veprat penale të trafikimit të drogës. Dhe kjo e përforcon pistën se ata mund të kishin një rol.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button