🌤️
Tiranë 3°C · Kryesisht kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,710 ▲ +0.75% ETH $2,002 ▲ +0.67% XRP $1.3330 ▲ +0.26% SOL $82.5300 ▲ +0.16%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Kronika

Skenarët për ‘fatin’ e ish-zv/kryeministrit

Arben Ahmetaj, ish-zëvendëskryeministri dhe ministri i Ekonomisë, është rasti i vetëm që një deputet për të cilin u kërkua arrestimi nuk ndodhet në Shqipëri.

Pedagogia e procedurës penale në Fakultetin e Drejtësisë shpjegon se si veprohet në të tilla raste kur deputeti tashmë pa imunitet ka ikur në drejtim të paditur përtej kufijve.

Pas autorizimit të Kuvendit, kërkesa dërgohet në Gjykatën e Posaçme për lejimin e masës së sigurimit e menjëherë prokurori nxjerr urdhrin e ekzekutimit të cilin ja dorëzon policisë.

“Drejtoria e Policisë duhet të bëjë verifikimet se ku ndodhet ky individ”, thotë Lirime Çukaj.

Por si bëhen kërkimet nga ana e policisë?

“Këto kërkime janë të ndryshme dhe të shumta. Së pari, verifikohet nga TIMS-i nëse ky individ e ka kaluar shtetin shqiptar në mënyrë të ligjshme. Nëse do të konkludohet kështu do të kthehet informacioni nga Policina pranë SPAK-ut duke i bërë me dije se nuk po arrijmë të bëjmë dot ekzekutimin e vendimit pasi personi ndodhet jashtë Shqipërisë”.

Nëse Ahmetaj sërish nuk do të gjendet dhe policia e konfirmon këtë gjë, atëherë prokuroria vepron me urdhrin e arrestit ndërkombëtar. Diçka e tillë bëhet vetëm në rastet kur vendndodhja e personit të kërkuar nuk dihet.

“Urdhri i arrestit ndërkombëtar i dërgohet të gjitha autoriteteve të huaja nëpërmjet INTERPOL-it, ka një rrugë shumë të shpejtë dhe efikase”.

Por nëse ka informacione mbi vendndodhjen e ish/zv kryeministrit, atëherë ka një tjetër procedurë e cila është më e thjeshtë, por rol të rëndësishëm ka dhe vullneti politik pasi përfshihet ministria e drejtësisë apo dhe konsullatat.[poll id=”2″]

“Në momentin që dihet është pak më e thjeshtë sepse prokurori i ekzekutimit do t’i dërgojë Prokurisë së Përgjithshme kërkesën për ekstradim”.

Pak ditë më parë prokuroria e posaçme dërgoi në kuvend kërkesën për heqjen e mandatit të deputetit Arben Ahmetaj dhe lejen për arrestimin e tij dhe kontrollin e banesës. SPAK e akuzon ish-ministrin e Ekonomisë për deklarim të rremë të pasurisë, korrupsionit si dhe pastrim parash. Ndonëse pa imunitet për të njëjtën dosje në kërkim ndërkombëtar u shpallën dhe pronarët e kompanive fituese të tenderave të inceneratorëve, Stela Gugallja, Mirel Mertiri dhe Klodian Zoto, vendndodhja e të cilëve nuk dihet

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.