⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,916 ▼ -0.1% ETH $2,243 ▲ +0.23% XRP $1.1621 ▼ -2.16% SOL $89.8900 ▼ -0.32%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

SLLOVENI – Varrimi shtetëror i kriminelit të luftës ndez reagimin e Kroacisë, Plenkoviç paralajmëron Serbinë

– Serbia do t’i mbyllte praktikisht vetes, derën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian nëse do të zhvillonte një ceremoni varrimi për kriminelin e luftës Ratko Mladiç me nderime të plota shtetërore dhe ushtarake, deklaroi dje kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç, sipas medias serbe “N1 Info RS”.

Duke folur në kuadër të Forumit Strategjik, në Bled, Slloveni, Plenkoviç tha se e kuptonte që vendimi ende nuk ishte përfundimtar, por dënoi idenë e një ceremonie të tillë.

Ai theksoi se Mladiçi ishte një kriminel lufte, i cili kishte komanduar forcat serbe në Knin dhe mbante përgjegjësi për disa nga krimet më të rënda, të kryera në Skabrnja dhe zona të tjera të Kroacisë.

“Në aspektin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, kjo do të ishte njësoj sikur t’i mbyllnin derën vetes”, deklaroi Plenkoviç.

Ai shtoi se e kishte diskutuar këtë çështje edhe me disa prej pjesëmarrësve në forumin e zhvilluar në Slloveni, raportoi agjencia kroate “Hina”.

Ndërkohë, Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, e cila mori pjesë gjithashtu në forum, deklaroi se glorifikimi i kriminelëve të luftës, bie ndesh me vlerat themelore evropiane dhe nuk ka vend as në Bashkimin Evropian, as në vendet që synojnë anëtarësimin.

“Ratko Mladiçi u shpall fajtor si kriminel lufte dhe u dënua me burgim të përjetshëm për gjenocidin në Srebrenicë dhe krimet kundër njerëzimit. Mbi këtë bazë do të vlerësojmë atë që ndodh në Serbi”, tha Kos. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.