☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 01 September 2026
S&P 500 7,652 ▼0.45%
DOW 52,939 ▼0.46%
NASDAQ 26,187 ▼0.7%
NAFTA 88.38 ▲3.06%
ARI 4,421 ▼1.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $77,578 ▼ -1.43% ETH $2,432 ▼ -1.41% XRP $1.3683 ▼ -0.28% SOL $101.2900 ▼ -1.37%
S&P 500 7,652 ▼0.45 % DOW 52,939 ▼0.46 % NASDAQ 26,187 ▼0.7 % NAFTA 88.38 ▲3.06 % ARI 4,421 ▼1.34 % S&P 500 7,652 ▼0.45 % DOW 52,939 ▼0.46 % NASDAQ 26,187 ▼0.7 % NAFTA 88.38 ▲3.06 % ARI 4,421 ▼1.34 %
EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1609 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9388 EUR/ALL 92.3446 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3508 EUR/TRY 56.0738 EUR/JPY 185.50 EUR/CAD 1.6096
01 Sep 2026
Breaking
Politika

“Shqiptarët nuk duan “Besë”, por ndryshim”- Tabaku kritikon Qeverinë për çmimet e larta: Kush e bën vetë pazarin&

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj propozimeve të kryeministrit Edi Rama për përballimin e kostos së lartë të jetesës, duke theksuar se qytetarët që bëjnë vetë pazarin e ndiejnë çdo ditë rritjen e çmimeve.

Tabaku, e cila prej kohësh ka denoncuar shtrenjtimin e jetesës dhe vështirësitë ekonomike të familjeve shqiptare, deklaroi se situata nuk zgjidhet me premtime apo nisma propagandistike, por kërkon masa konkrete.

“Kush e bën vetë pazarin e di shumë mirë situatën dhe arsyen përse jemi këtu. Kush çon produktet në tryezën e familjes e di se çmimet në Shqipëri janë më të larta. Kushdo që blen produktet e shkollës e sheh sa të vështirë e ka të përmbushë nevojat, kërkesat dhe dëshirat e fëmijëve”, u shpreh Tabaku.

Sipas deputetes demokrate, pagat në Shqipëri janë vetëm 43 për qind e mesatares europiane, ndërsa çmimet janë rritur pesë herë më shumë se në vendet e rajonit dhe se mesatarja e Bashkimit Europian.

“Qeveria, në vend që të marrë masa të qarta, premton se do të lidhë ‘Besën’. E vetmja besë që ata kanë lidhur është me këtë sistem, me këto kosto të larta dhe me korrupsionin”, theksoi ajo.

Tabaku renditi si shkaqe kryesore të çmimeve të larta taksat, mungesën e konkurrencës dhe të kontrollit përgjatë zinxhirit të shpërndarjes, ekonominë informale dhe qarkullimin e parasë së zezë. Sipas saj, këta faktorë e kanë bërë gjithnjë e më të vështirë që bizneset shqiptare të prodhojnë, të eksportojnë dhe të konkurrojnë në treg.

“E vetmja besë që ata kanë lidhur është ajo për të mbajtur çmimet e larta dhe për të ruajtur këtë sistem”, deklaroi Tabaku.

Në përfundim, deputetja e PD-së theksoi se kërkesa e qytetarëve shqiptarë është e qartë dhe nuk lidhet me premtimet e qeverisë.

“Besa e shqiptarëve është tjetër. Ata kërkojnë ndryshimin e kësaj qeverie. Shqiptarët duan ndryshim. Asnjë besë tjetër, vetëm ndryshim”, përfundoi Tabaku.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.