Kosova

Sllovenia ka detyrime ndaj Interpolit, fletarresti ishte ri-aktualizuar nga Serbia

Në qarqe ndërkombëtare, deklaratat e disa deputetëve po shihen si të pamatura dhe emocionale për ndalimin e deputetit Ramush Haradinaj në Slloveni. Por, emocionalitetin e tyre e justifikojnë për shkak të mungesës së informacioneve dhe mosnjohjes së procedurave.

“Nuk është kurrfarë problemi shteti i Sllovenisë në këtë mes, sepse ata kanë vepruar sipas detyrimeve që kanë ndaj Interpolit dhe nëse analizojmë kohën e nevojshme brenda procedurës së rregullt, autoritetet sllovene kanë reaguar mjaft shpejt në rastin e Haradinajt. Problemi është që Serbia, ka ri-aktualizuar përsëri urdhër kërkime ndërkombëtare përmes Interpolit për politikanë kosovarë. E kjo tash është një mundësi e mirë për palën kosovare që ta dërgoj dhe trajtojë këtë çështje në Bruksel”, thotë një burim brenda EULEX-it për KosovaPress.

Problemi tjetër, sipas tij, të cilin nuk po e dinë shumica e politikanëve në Kosovë është se, në kuadër të Interpolit, secili shtet që inicion urdhër kërkime për persona të caktuar, shtetas të ndryshëm, mund t’iu kërkojë shteteve të tjera që ato t’i mbajnë të fshehur dhe Kosova nuk ka sesi të jetë në dijeni të tyre, derisa nuk është pjesë e Interpolit, sepse ato obligohen që ta ruajnë fshehtësinë dhe të veprojnë në konfidencialitet të plotë.

“Urdhër kërkimi ndërkombëtar ose siç quhet ndryshe ‘Njoftimi i Kuq’ i Interpolit për Haradinajn ka pasur disa shkëputje të validitetit në periudha të caktuara kohore dhe si duket tash është aktualizuar përsëri nga Serbia në Interpol, sepse ai ka udhëtuar edhe në të kaluarën kah shtetet e Interpolit dhe shtetet që janë pjesë e Interpolit, por nuk është ndaluar”, thotë ky burim i mirë informuar për KosovaPress brenda EULEX-it.

Ai thotë se problemi i urdhër kërkimeve ndërkombëtare deri më tash është evituar përmes kontakteve me shtete veç e veç, e cila ishte zgjidhje e përkohshme, por ato në periudha të ndryshme mund edhe të ri-aktualizohen nga shtetet iniciuese.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button