☁️
Tiranë 16°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,562 ▲0.52%
DOW 46,535 ▲0.42%
NASDAQ 21,760 ▲0.78%
NAFTA 99.57 ▼1.79%
ARI 4,770 ▲1.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,210 ▲ +1.23% ETH $2,121 ▲ +2.06% XRP $1.3496 ▲ +1.73% SOL $82.7900 ▲ +1.06%
S&P 500 6,562 ▲0.52 % DOW 46,535 ▲0.42 % NASDAQ 21,760 ▲0.78 % NAFTA 99.57 ▼1.79 % ARI 4,770 ▲1.95 % S&P 500 6,562 ▲0.52 % DOW 46,535 ▲0.42 % NASDAQ 21,760 ▲0.78 % NAFTA 99.57 ▼1.79 % ARI 4,770 ▲1.95 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Politika

Socialistët i japin kohë Belinda Ballukut, Këshilli i Mandateve nuk merr vendim

Mbledhja e Këshillit të Mandateve që shqyrtoi kërkesën e SPAK për autorizim për arrestimin e Belinda Ballukut është mbyllur pa marrë një vendim se çfarë do të ndodhë më tej. Pas një pushimi prej 20 minutash, kreu i kuvendit Niko Peleshi është kthyer në mbledhje dhe e ka mbyllur atë pa caktuar një datë se kur do të mblidhet sërish.

Më herët ishte vendosur që USB me 10 mijë faqe prova kundër Ballukut do t’u shpërndahet deputetëve.

Sipas deputetit të PD, Gazment Bardhi ky ishte një skenar i parapërgatitur nga Partia Socialiste që synon t’i japë kohë Belinda Ballukut të intimidojë dhe të kërcënojë dëshmitarët.

Prokurorët e SPAK të pranishëm në mbledhje kërkuan që vendimi të merret sa më shpejt dhe thanë se 3 ditë kohë ishin të mjaftueshme për të shqyrtuar provat dhe për të marrë një vendim.

Por socialistët duket se kërkojnë që çështja të shtyhet më tej. Fillimisht Peleshi tha se mbledhja e radhës duhet të ishte në datën 20 janar, por më pas e mbylli mbledhjen pa një vendim përfundimtar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.