Partneriteti BE-SHBA në Shqipëri do të vazhdojë sidomos në kontekstin e procesit të integrimit të vendit në BE.
Kreu i delegacionit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca, i ka uruar sot mirëseardhjen Ambasadores së re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim
Ai është shprehur i gatshëm për të filluar punë së bashku dhe për të vazhduar partneritetin BE-SHBA në Shqipëri.
“Mirësevjen ambasadorja e re e SHBA në Shqipëri H.E. Yuri Kim! Të gatshëm për të filluar punën së bashku për të vazhduar partneritetin themelor BE-SHBA në Shqipëri, në veçanti në kontekstin e procesit të integrimit të vendit BE”, është shprehur Soreca.
“2020 është një vit vendimtar për perspektivën e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, ka theksuar ai.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.