Politika

Sot në seancë moratoriumi i pyjeve

Shpallja e moratoriumit 10-vjecar që ndalon prerjen e pyjeve në Republikën e Shqipërisë është pika kryesore e rendit të ditës së seancës së sotme të Kuvendit. Krahas saj është parashikuar dhe ratifikimi i marrëveshjes për themelimin e fondit të Ballkanit Perëndimor si dhe pr/ligji ‘Për pranimin e protokollit për ndryshimin e marrëveshjes së Marakeshit që themeloi Organizatën Botërore të Tregtisë”.
Ndërkohë, dje opozita, përmes kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, paralajmëroi se do të kërkojë në seancën e sotme shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të pr/ligjit për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button