☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 04 September 2026
S&P 500 7,724 ▼0.3%
DOW 53,426 ▼0.48%
NASDAQ 26,513 ▼0.27%
NAFTA 90.69 ▼0.67%
ARI 4,483 ▼1.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8596 EUR/CHF 0.9393 EUR/ALL 92.1175 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3406 EUR/TRY 56.2727 EUR/JPY 181.31 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8596 EUR/CHF 0.9393 EUR/ALL 92.1175 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3406 EUR/TRY 56.2727 EUR/JPY 181.31 EUR/CAD 1.6030
₿ CRYPTO
BTC $79,736 ▼ -1.36% ETH $2,458 ▼ -1.41% XRP $1.4054 ▼ -3.7% SOL $101.8900 ▼ -2.26%
S&P 500 7,724 ▼0.3 % DOW 53,426 ▼0.48 % NASDAQ 26,513 ▼0.27 % NAFTA 90.69 ▼0.67 % ARI 4,483 ▼1.26 % S&P 500 7,724 ▼0.3 % DOW 53,426 ▼0.48 % NASDAQ 26,513 ▼0.27 % NAFTA 90.69 ▼0.67 % ARI 4,483 ▼1.26 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8596 EUR/CHF 0.9393 EUR/ALL 92.1175 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3406 EUR/TRY 56.2727 EUR/JPY 181.31 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8596 EUR/CHF 0.9393 EUR/ALL 92.1175 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3406 EUR/TRY 56.2727 EUR/JPY 181.31 EUR/CAD 1.6030
04 Sep 2026
Breaking
Mali i Zi

SPAJIQ: PROGRAMI PËR ADMINISTRATË MODERNE, REVOLUCION NË SISTEMIN MALAZEZ

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, e ka cilësuar Programin për Trajnimin e Administratës Moderne si një “revolucion” në sistemin malazez, i cili do të ndryshojë mënyrën e investimit në stafin publik dhe drejtimin e edukimit dhe avancimit të tyre.

Programi NextGenGov, i prezantuar nga Drejtoria për Burimet Njerëzore dhe Shkolla Rajonale për Administratë Publike, synon t’i përgatisë nëpunësit për zhvillimet e shpejta teknologjike dhe përmirësimin e shërbimeve publike.

Spajiq tha se Mali i Zi, në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, përballet me një numër të madh reformash që kërkojnë jo vetëm harmonizimin e legjislacionit me standardet evropiane, por edhe zbatimin e tyre efikas. Ai theksoi se, nëse vendi dëshiron ta realizojë objektivin e anëtarësimit në BE deri në vitin 2028, duhet të ketë një administratë publike më efikase se kurrë më parë, ndërsa kjo varet mbi të gjitha nga njerëzit që zbatojnë rregullat dhe procedurat.

Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, tha se transformimi digjital është një nga prioritetet kryesore të Qeverisë dhe se deri në fund të vitit Mali i Zi pritet të ketë më shumë se 60 shërbime të reja elektronike. Ai i cilësoi pjesëmarrësit e programit si “pionierët digjitalë” të Malit të Zi dhe bartës të ndryshimeve në administratën publike.

Drejtori i Drejtorisë për Burimet Njerëzore, Agron Camaj, tha se administrata publike duhet të ndryshojë në përputhje me nevojat e qytetarëve dhe zhvillimin e teknologjisë. Ai theksoi se zhvillimi i administratës fillon me zhvillimin e njerëzve që punojnë në të dhe se nëpunësit duhet të jenë të gatshëm t’u përshtaten ndryshimeve.

Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Shkollës Rajonale për Administratë Publike, Jelena Mrdak, theksoi se transformimi digjital nuk fillon vetëm me teknologjinë, por me njerëzit që dinë ta përdorin atë për përmirësimin e shërbimeve për qytetarët. Ajo bëri të ditur se programi zgjat 60 ditë pune, ose 480 orë, dhe është i fokusuar në punë praktike dhe zgjidhjen e sfidave konkrete të administratës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.