☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 04 September 2026
S&P 500 7,720 ▼0.36%
DOW 53,415 ▼0.51%
NASDAQ 26,496 ▼0.33%
NAFTA 91.32 ▲0.02%
ARI 4,480 ▼1.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8596 EUR/CHF 0.9393 EUR/ALL 92.1175 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3406 EUR/TRY 56.2727 EUR/JPY 181.31 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8596 EUR/CHF 0.9393 EUR/ALL 92.1175 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3406 EUR/TRY 56.2727 EUR/JPY 181.31 EUR/CAD 1.6030
₿ CRYPTO
BTC $79,690 ▼ -1.6% ETH $2,456 ▼ -1.6% XRP $1.4015 ▼ -3.72% SOL $101.7900 ▼ -2.81%
S&P 500 7,720 ▼0.36 % DOW 53,415 ▼0.51 % NASDAQ 26,496 ▼0.33 % NAFTA 91.32 ▲0.02 % ARI 4,480 ▼1.32 % S&P 500 7,720 ▼0.36 % DOW 53,415 ▼0.51 % NASDAQ 26,496 ▼0.33 % NAFTA 91.32 ▲0.02 % ARI 4,480 ▼1.32 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8596 EUR/CHF 0.9393 EUR/ALL 92.1175 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3406 EUR/TRY 56.2727 EUR/JPY 181.31 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8596 EUR/CHF 0.9393 EUR/ALL 92.1175 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3406 EUR/TRY 56.2727 EUR/JPY 181.31 EUR/CAD 1.6030
04 Sep 2026
Breaking
Kronika

Situatë kritike nga zjarri në Fier dhe “Qafën e Koshovicës”, flakët përfshijnë lokalin dhe 3 shtëpi të pabanuara! N

Situata nga zjarri në zonën e Qafës së Koshovicës në Fier paraqitet ende alarmante.

Flakët që përfshinë zonën që në mesditë kanë dalë jashtë kontrollit (4 shtator).

Zjarri sot pasdite ka përfshirë një lokal dhe një shtëpi të pabanuar, por pa të lënduar. E njëjtë mbetet situata edhe në zonën e Radostinës.

Edhe zjarri i nisur mesditën e sotme në fshatin Vadhizë të Fierit ka marrë përmasa të mëdha vetëm pak orë pas shpërthimit të vatrës së parë. Zjarri ka avancuar drejt Levanit, dhe sipas banorëve janë djegur tre shtëpi, një magazinë që prodhon koshere bletësh dhe i janë afruar një biznesi.

I favorizuar nga era e fortë dhe temperaturat e larta, zjarri është përhapur me shpejtësi, duke përshkuar sipërfaqe të mëdha me ullishte, pyje me pisha, shkurre dhe shtëpi.

Në orët e pasdites, flakët iu afruan dy lokaleve pranë liqenit, në zonën e Qafës së Koshovicës. Edhe pse ndërhyrja e forcave zjarrfikëse ka qenë e menjëhershme, era e fortë i ka shpërndarë flakët në një perimetër shumë të gjerë, duke e vështirësuar ndjeshëm ndërhyrjen nga toka.

Një lokal dhe një shtëpi e pabanuar janë djegur në zonën e Qafës së Koshovicës, ndërkohë ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri. Në ndihmë të forcave zjarrfikëse kanë mbërritur edhe dy helikopterë, të cilët kanë ndërhyrë nga ajri për neutralizimin e vatrave më problematike.

Flakët kaluan edhe rrugën nacionale Fier–Levan, duke detyruar policinë të bllokojë përkohësisht qarkullimin në këtë aks, për shkak të rrezikut dhe tymit të dendur.

Zjarri ka vijuar të përparojë duke djegur pyllin e dendur dhe është avancuar me shpejtësi në drejtim të fshatit Peshtan i Vogël.

Për shkak të afrimit të flakëve pranë zonave të banuara, forca të shumta policie kanë nisur evakuimin e banorëve. Rreth 15 familje janë larguar nga banesat e tyre, ndërsa efektivët vijojnë të monitorojnë zonat ku zjarri paraqet rrezik për banesat.

Forca të shumta zjarrfikëse nga Fier, Mallakastra, Lushnja Vlora dhe Berati vijojnë të jenë në terren, së bashku me policinë dhe strukturat e tjera të emergjencave, në një betejë të vazhdueshme me flakët.

Operacioni për shuarjen e zjarrit vijon, ndërsa situata mbetet kritike për shkak të erës së fortë, e cila favorizon përhapjen e shpejtë të flakëve drejt zonave të tjera.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.