🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 12 June 2026
S&P 500 7,431 ▲0.5%
DOW 51,202 ▲0.7%
NASDAQ 25,889 ▲0.31%
NAFTA 84.28 ▼3.91%
ARI 4,235 ▲2.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148 EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148
₿ CRYPTO
BTC $63,517 ▲ +0.27% ETH $1,666 ▼ -0.24% XRP $1.1333 ▼ -0.09% SOL $66.6900 ▲ +0.27%
S&P 500 7,431 ▲0.5 % DOW 51,202 ▲0.7 % NASDAQ 25,889 ▲0.31 % NAFTA 84.28 ▼3.91 % ARI 4,235 ▲2.95 % S&P 500 7,431 ▲0.5 % DOW 51,202 ▲0.7 % NASDAQ 25,889 ▲0.31 % NAFTA 84.28 ▼3.91 % ARI 4,235 ▲2.95 %
EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148 EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148
12 Jun 2026
Breaking
Opinion

Spektakli i munguar i prangave

Nga LUTFI DERVISHI

Diskutimi mbrëmshëm në ekrane rreth kryebashkiakut nisi duke komentuar momentin e arrestimit, duke vene ne dukje sesa bukur ishte dhe duke sjellë në vëmendje precedentët. Ndalimi i kryetarit të Bashkisë së Kryeqytetit ishte krejt ndryshe.

Po të mos ishte një kamera televizive që duket i rastësishëm, arrestimi i Erion Veliajt do të mbushej me konspiracion.

Ajo që pamë është në kontrast të plotë me mënyrën se si u arrestua ish-Presidenti Meta. Oficerë të policisë me veshje civile shoqërojnë në makinë kryetarin e Bashkisë pa prezencë të tepruar, pa pranga, pa show.

Operacioni u krye pa skena dramatike dhe pa gjeste që më shumë i shërbejnë spektaklit sesa drejtësisë.

Në të shkuarën, arrestimi i figurave të njohura politike dhe publike ka qenë i shoqëruar me një regji të kujdesshme por të shëmtuar për kamerat.

Ish-Presidentit Ilir Meta, i cili u ndalua në rrugë nga forca speciale, me kapuçë në kokë, me dhunë dhe me një regji perfekt për mediat, siç përdoret për huliganet e drogës diku.

Më neveritës se mënyra e ekzekutimit të aksionit ishte justifikimi se “policia ka një urdhër arresti në dorë dhe nuk zgjedh sesi dhe ku do të kryejë ekzekutimin”.

Në të dy rastet pasi merr urdhrin e prokurorit drejtuesi i operacionit harton skenarin se si duhet vepruar. Në rastin e djeshëm mesazhi ishte i qartë: ekzekutim në zyrë, pa bujë, pa kamera.

Spektaklit të kamerave nuk i ka shpëtuar as Prof. Jamarbër Malltezi në aeroport, as ish guvernatori që më pas mori pafajësi dhe dëmshpërblim nga gjykata dhe as ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, kur doli nga Gjykata me pranga, ndërsa kamerat transmetonin çdo hap të tij drejt makinës së policisë.

Këto raste janë shembuj që tregojnë se si vallëzon tango drejtësia me spektaklin. Në vend të një procesi normal, publiku bombardohet me imazhe që i ngjajnë më shumë një “reality show” politik sesa një shteti ligjor funksional. Dhe për rrjedhojë, në vend që të diskutohet për thelbin, diskutohet për formën.

Nuk ka asnjë diskutim që, publiku ka të drejtë të informohet për arrestimin e zyrtarëve të lartë, por pa e kthyer procesin në një spektakël të dirigjuar nga interesat politike.

Pavarësisht akuzave, çdo i arrestuar ka të drejtën e një trajtimi korrekt dhe të barabartë para ligjit.

Nuk mund të ketë dy standarde: një për disa dhe një tjetër për të tjerët.

Në rastin e Veliajt, policia bëri punën e vet pa bujë. A është ky një fillim i ri apo thjesht një përjashtim nga rregulli i deritanishëm? Këtë do të na e tregojë arrestimi i radhës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.