Meçe: Protesta për Zvërnecin me dy dimensione, pas saj qëndrojnë edhe grupe interesi politike
Analisti Arben Meçe, i ftuar në emisionin “3D” me Alban Dudëshin, komentoi zhvillimet e protestës kundër investimit në Zvërnec, duke e cilësuar si një lëvizje me dy dimensione.
Ai tha se kjo lëvizje ka marrë një tjetër drejtim, duke nxjerrë në shesh grupe interesi që synojnë të godasin politikisht Kryeministrin Rama.
Meçe tha se që prej ditës së parë ka paralajmëruar se protesta nuk është thjesht për Zvërnecin, por se pas saj qëndrojnë grupe interesi që synojnë të godasin Kryeministrin Rama.
“Që prej ditës së parë kam thënë që kjo protestë ka dy pista, ka një pistë që është shfaqje dhe ka një pistë që është e vërtetë. Pjesa e koperturës ishte Zvërneci, ajo ishte pjesë e investimit të atij që e inicioi. Synimi i tyre që investuan dhe financuan këtë lëvizje vuri në lëvizje gjithë grupet e interesit që u solidarizuan në një pikë, që vetmja rrugë për t’u bërë ata aktivë politik është të godasin Ramën.”
Ai shtoi se nuk kishte pritshmëri të mëdha nga kjo protestë, por se prania e grupeve të interesit ishte e parashikueshme.
“Për mua nuk kishte ndonjë pritshmëri të madhe dhe kam thënë që do shihni që këto grupe interesi do jenë prezentë. Dhe sot po ndodh që këto grupe interesi kanë dalë në shesh.”
Meçe përmendi disa nga figurat që kanë paralajmëruar radikalizimin e protestës:
“I pari ka qenë z. Lapaj që ka thënë se nëse nuk përgjigjet qeveria do ta radikalizojmë. Këtë e kam dëgjuar edhe tek z. Shehaj, edhe tek z. Qorri. Por vula ishte kur tha Berisha që gjithë përkrahësin e PD të jenë në protestë.”




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.