☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 12 June 2026
S&P 500 7,434 ▲0.54%
DOW 51,286 ▲0.86%
NASDAQ 25,904 ▲0.37%
NAFTA 84.73 ▼3.4%
ARI 4,247 ▲3.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148 EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148
₿ CRYPTO
BTC $63,856 ▲ +0.5% ETH $1,671 ▼ -0.9% XRP $1.1331 ▼ -0.55% SOL $67.3600 ▲ +0.58%
S&P 500 7,434 ▲0.54 % DOW 51,286 ▲0.86 % NASDAQ 25,904 ▲0.37 % NAFTA 84.73 ▼3.4 % ARI 4,247 ▲3.24 % S&P 500 7,434 ▲0.54 % DOW 51,286 ▲0.86 % NASDAQ 25,904 ▲0.37 % NAFTA 84.73 ▼3.4 % ARI 4,247 ▲3.24 %
EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148 EUR/USD 1.1551 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 95.1432 EUR/MKD 61.6483 EUR/RSD 117.3648 EUR/TRY 53.4016 EUR/JPY 185.18 EUR/CAD 1.6148
12 Jun 2026
Breaking
Opinion

Dekoratat…

Shënimi i ditës

Nga LUAN RAMA

Festa e Krijimit, prej ditësh, i ka mbledhur anëtarët e partisë nëpër ceremoni nderimi e dekorimi anë e mbanë Shqipërisë.

Më të rinjtë u shërbejnë themeluesve.

Edhe pse shumicës prej tyre nuk ua dinë emrat, të paktën ua lexojnë me korrektësi.

Secili prej tyre ka për detyrë t’ia dorëzojë dekoratën e partisë, sipas një rendi të caktuar më parë, çdonjërit prej themeluesve.

Simbolika është e qartë.
Uniteti i brezave.
Stafeta kalon nga njëri brez në tjetrin brez e të gjithë bashkë bëjmë historinë e partisë.

Ndërsa themeluesit gëzojnë që partia është kujtuar për ta.

Se edhe mund t’i harronin, siç ndodhi që e harruan në Shkodër Dashamir Dinin.

Edhe në Vlorë e harruan Neki Dredhën. Siç e harruan në Lezhë Ramadan Hasanajn.

Petro Koçin nuk e ftuan fare, a thua se nuk ishte ai në krye të Partisë Socialiste në Fier, në periudhën më të vështirë të drejtimit të saj.

Edhe “Zërin e Popullit”, gazetën e partisë që falë gazetarëve të saj në kapërcyell të historisë e të kalimit nga njëri emër në tjetrin, edhe nga një epokë në tjetrën, që qe shenja e vetme që dëshmonte se partia është, nuk e përmendin më.

Kur në një festë dekoratash në Tiranë u dekoruan, ndër shumë të tjerë, disa gazetarë të “Zërit të Popullit”, për ta u përmend në motivacion edhe kontributi i madh që kanë dhënë në media, por qe bërë kujdes nga “skenaristi” që të mos përmendej “Zëri i Popullit”.

As Përparim Xhixha dhe Thoma Gëllçi, kryeredaktorët para meje, ata që e drejtuan gazetën në kohën më të vështirë, në kohën e luftës, nuk u përmendën.

Ndërsa, Muharrem Kolën e Bulqizës, që në zgjedhjet e 26 majit 1996, pasi e rrahën, banditët e pushtetit e hodhën në përrua për të vdekur, nuk e kanë më në listë.

Dhunuesi i Muharrem Kolës në Bulqizë, i Haki Tahirllarit në Librazhd dhe i shumë socialistëve të tjerë, me vendim të qeverisë së kryeministrit Edi Rama prehet në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut, bashkë me Qemal Stafën!

Këto janë histori, mund të thotë dikush. Dhe historia nuk na vlen më. Jetojmë kohë të tjera.
Për themeluesit, për ata që drejtuan në ato vite, ndajmë dekorata.

Është dekorata e 35-vjetorit!
Ka të arta, ka edhe të argjendta.

Në ç’kthinë të historisë së Partisë së Punës vajtën dhe e gjetën këtë praktikë?

Dekorata ndanin ata.
Dekorata ndajnë edhe këta.

Vetëm se atëbotë, ato të 40-vjetorit i ndante vetë ai, Komandanti.

Ndërsa këtëbotë, këto të 35-vjetorit i ndajnë më të rinjtë për më të vjetrit.

Atëbotë quhej Festa e Themelimit.

Këtëbotë quhet Festa e Krijimit.

Emrat ndryshojnë.
Skenari jo.

Gëzuar Festën!
Të rrojë Partia!

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.