☁️
Tiranë 17°C · Vranët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 71.52 ▲0.27%
ARI 4,910 ▲2.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,995 ▲ +1.05% ETH $2,063 ▲ +1.43% XRP $1.3223 ▲ +1.7% SOL $79.9500 ▲ +1.9%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 71.52 ▲0.27 % ARI 4,910 ▲2.24 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Spiropali: Kontrata me “Rapiscan” ishte e pazbatueshme

Customs-General-Director-Elisa-SpiropaliDrejtore e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali, deklaroi se kontrata e koncesionit të skanimit me kompaninë “Rapiscan” nuk ishte e zbatueshme dhe ankesat e biznesit për koston e lartë ishin të mëdha.

“Qeveria ishte në një proces negociatash me kompaninë. Kontrata ishte e pazbatueshme”, deklaroi Spiropali gjatë një takimi me perfaqësues të biznesit në Shkodër.
Përsa i përket arbitrazhit, Spiropali shpjegoi se Avokati i Shtetit është institucioni i cili po merret me procedurat për mbrojtjen e shtetit shqiptar. “Nuk jam unë autoriteti kompetent për të folur për këtë çështje. Çështja po ndiqet nga Avokati i Shtetit, por mund të them se ka një problem shumë të madh me mënyrën si janë dhënë koncesionet dhe kontratat që janë lidhur”, tha Spiropali. Lidhur me procesin e skanimit në dogana, ajo shpjegoi se ky shërbim mund t’i mbetet shtetit.
“Dogana nuk është autoriteti vendimarrës për këtë çështje, por në shumë vende të botës skanimi është një kompentencë shtetërore dhe nuk ka pse t’i jepet një kompanie të huaj që rëndon biznesin”, tha Spiropali.

Marrëveshja koncesionare me këtë kompani është nënshkruar nga ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, ne nentor te vitit 2011 dhe ishte parashikuar të zgjaste 15 vjet.
Kompania amerikane “Rapiscan”, e kontraktuar për skanimin e mallrave në doganë, i është drejtuar arbitrazhit ndërkombëtar me pretendimin e prishjes së kontratës në mënyrë të njëanshme nga qeveria shqiptare dhe ka kërkuar dëmshpërblim në shumën 359 milionë dollarë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.