Politika

Stamboll, Erdogan pret Ramën, çmon reformat e mëdha në vend

Kryeministria ka zbardhur takimin e zhvilluar sot mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe atij turk Recep Tayyip Erdogan ditën e sotme në Stamboll.

Në qendër të bisedës ishte situata e sigurisë në rajon, si pjesë e sfidës së përbashkët kundër terrorizmit, kriza e refugjatëve sirianë si pasojë e përshkallëzimit të konfliktit në atë vend, si dhe nevoja për të zhvilluar më tej marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve.

Presidenti Erdogan çmoi punën e Policisë së Shtetit shqiptar në luftën kundër krimit dhe trafikut të drogës, suksesin e veçantë të Shqipërisë në reformën e energjisë, betejën për formalizimin e ekonomisë, si edhe në tërësi kurajën e qeverisë shqiptare për reformat e mëdha që e kanë futur Shqipërinë në rrugën e ndërtimit të një shteti serioz.

Tema e zhvillimit të sektorit të ujit zuri një vend të veçantë. Presidenti Erdogan e siguroi Kryeministrin për një mbështetje të posaçme me programe konkrete investimesh, qoftë për ujin e pijshëm dhe qoftë për ujitjen e kullimin në zonat bujqësore. Po ashtu u përcaktuan një sërë veprimesh konkrete për të fuqizuar infrastrukturën shëndetësore dhe arsimore përmes partneriteteve publike private.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button