⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,840 ▼ -0.54% ETH $2,241 ▼ -0.2% XRP $1.1599 ▼ -3.07% SOL $89.8200 ▼ -0.96%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

STAMBOLL – Turqia kërkon marrëveshje të re për eksportet e grurit mes Rusisë dhe Ukrainës

STAMBOLL, 31 gusht /ATSH-DPA/- Turqia po përpiqet të ndërmjetësojë një marrëveshje të re mes Rusisë dhe Ukrainës për eksportet e grurit përmes Detit të Zi, tha sot ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan.

Fidan bëri të ditur se Ankaraja është në kontakt me të dyja palët dhe po punon për një marrëveshje të ngjashme me atë të grurit, e cila u arrit në vitin 2022, por përfundoi në vitin 2023.

Ai u bëri thirrje Rusisë dhe Ukrainës të tregojnë vetëpërmbajtje pas sulmeve të përsëritura me dronë ndaj anijeve në Detin e Zi.

Sipas tij, këto sulme kërcënojnë jo vetëm sigurinë në rajon, por edhe sigurinë globale ushqimore.

Rusia dhe Ukraina janë ndër vendet eksportuese kryesorë të grurit në botë.

Ndërprerja e eksporteve mund të shkaktojë rritje të çmimeve dhe mungesa ushqimore, veçanërisht në disa vende afrikane.

Tensionet në Detin e Zi janë përshkallëzuar ditët e fundit.

Turqia ka protestuar ndaj Ukrainës pas sulmeve ndaj dy anijeve turke më 26 dhe 27 gusht.

Një ditë më vonë, një tanker me flamur të Hong Kongut, u përfshi gjithashtu në një incident, pas një sulmi me dron pranë brigjeve të provincës turke, Samsun.

Situata në Detin e Zi pritet të diskutohet edhe në takimin mes presidentit rus, Vladimir Putin dhe presidentit turk Recep Tayyip Erdogan. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.