🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 95.75 ▼8.04%
ARI 3,956 ▲1.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $76,891 ▼ -1.35% ETH $2,253 ▼ -0.51% XRP $1.2490 ▼ -0.07% SOL $91.7600 ▼ -2.77%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 95.75 ▼8.04 % ARI 3,956 ▲1.46 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 95.75 ▼8.04 % ARI 3,956 ▲1.46 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Mali i Zi

MILLATOVIQ: VENDIMI I ISLANDËS NUK E NDRYSHON SYNIMIN E MALIT TË ZI PËR BE-në

Foto: BE

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ka thënë se vendimi i qytetarëve të Islandës për të mos vazhduar negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian duhet respektuar, por ka theksuar se kjo nuk e ndryshon synimin strategjik të Malit të Zi për anëtarësim të plotë në BE.

Millatoviq tha se Mali i Zi sot është më afër anëtarësimit në Bashkimin Evropian se kurrë më parë dhe u bëri thirrje Qeverisë, Kuvendit dhe të gjithë aktorëve politikë që agjendën evropiane ta vendosin mbi interesat e politikës së përditshme.

Sipas tij, situata e Islandës dhe ajo e Malit të Zi janë të ndryshme. Islanda, ndonëse nuk është anëtare e BE-së, është pjesë e Zonës Ekonomike Evropiane dhe e hapësirës Shengen, ndërsa institucionet dhe shoqëria e saj tashmë funksionojnë sipas standardeve të larta evropiane.

Në anën tjetër, Mali i Zi është vend kandidat që zhvillon negociata për anëtarësim dhe synon anëtarësimin e plotë në BE.

Millatoviq theksoi se rruga evropiane kërkon përshpejtimin e reformave, forcimin e sundimit të ligjit dhe pavarësinë e institucioneve, si dhe përmbushjen e standardeve evropiane.

Ai vlerësoi se anëtarësimi në BE do t’i sillte Malit të Zi përfitime konkrete ekonomike dhe zhvillimore, përfshirë qasje të plotë në tregun e përbashkët evropian, fondet dhe programet e BE-së, si dhe mundësi të reja për ekonominë dhe qytetarët.

Millatoviq theksoi se anëtarësimi në BE nuk është vetëm çështje e politikës së jashtme, por edhe e cilësisë së institucioneve, sigurisë juridike, zhvillimit ekonomik dhe standardit të jetesës.

Ai u bëri thirrje autoriteteve që të mos humbin kohë, të përshpejtojnë reformat dhe të mbyllin kapitujt negociues, duke theksuar se anëtarësimi në BE është interes shtetëror dhe se shumëçka tani varet nga vetë Mali i Zi.

Sipas tij, vendi duhet ta shfrytëzojë mundësinë për të realizuar synimin që deri në vitin 2028 të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.