☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 13 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $77,067 ▼ -0.43% ETH $2,490 ▼ -2.02% XRP $1.3480 ▼ -1.58% SOL $100.4100 ▼ -1.53%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3500 EUR/TRY 56.3739 EUR/JPY 178.48 EUR/CAD 1.6081
13 Sep 2026
Breaking
Opinion

Shtatori erdhi Doktor!

Nga Artur Ajazi

Nuk mbahen mënd, qysh kur Partia Demokratike (e Lulit dhe Saliut) premton me bujë të madhe, që në Qershor se “prisini sa të vijë Shtatori, do ketë përmbysjen e madhe, Rama do ikë”.

Lul Basha e kishte si refren Shtatorin. Sa ishte kryetar PD-je, nuk linte Shtator pa “gdhendur” në memorien e demokrateve. U premtonte atyre, pushtetin, vende pune, largimin e PS dhe Ramës nga pushteti, integrimin në BE, etj. por ja që ikën shtatorët, erdhën dhjetorët, ikën vitet dhe u ndërruan edhe kryetarët në PD, dhe sërish mbeti, premtimi.

Sot kryetar i përjetshëm në atë parti është Sali Berisha. Edhe doktori, ashtu si Luli, Shtatorin e ka “me ogur”. Ka 2 muaj që premton se “në Shtator nis uragani, nis beteja e madhe, nis largimi Ramës, klikës, regjimit”, etj..etj. A thua se shqiptaret mes vapës përvëluese dhe halleve të ditës, kanë përparësi, premtimet boshe politike të Doktorit. Shtatori erdhi Doktor. Po presin shqiptaret, por më shumë demokratet, se çfarë do tu sjellë PD-ja, se çfarë do tu sjellë “uragani”. Natyrisht 1 në 1000, besojnë se “PD dhe Doktori do tu sjellin largimin e Edi Ramës”, aq më tepër me protesta me 200 veta në bulevard.

Realisht Edi Rama po kryen veprën më madhore politike të Partisë Socialiste për 4 vitet e pushtetit aktual. Po mundohet të zhdukë hendekun mes pushtetarit dhe qytetarit, mes qytetarit dhe institucionit, duke krijuar një marrëdhënie të re, e cila do ti shërbejë mirëqeverisjes, por edhe evidentimit të zyrtareve parazitë. Në shumë bashki si në Elbasan, Tiranë, Vlorë e gjetkë, ka nisur prej ditësh procesi i bashkëbisedimit mes pushtetit vendor dhe qytetarit.

Dhe ecuria mbetet e mire, ashtu siç mbetet pozitive qasja e qytetareve ndaj nismave të Edi Ramës. Shumica e shqiptareve u kanë besuar dhe u besojnë nismave politike të Edi Ramës, dhe kjo ka sjellë ndryshime radikale në qeverisje.

PS dhe Rama, nuk njohin shtatorë, nuk njohin as dhjetorë, nuk njohin as “fushata” propaganduese për të arritur tek synimi dhe qëllimi i tyre, realizimi premtimeve elektorale për 4 vitet e ardhshme. Nuk ka nevojë të bësh “lëvizje dhe veprime fallco” për të arritur tek qëllimi yt, që është besueshmëria tek qytetari, tek votuesi. PS mbetet e vetmja force politike, që prej 2013, qeveris me transparencë, me meritokraci, dhe me objektiva të sakta që japin jo vetëm rezultate elektorale.

Kjo natyrisht ka rritur votat ndaj PS dhe mbështetjen ndaj Edi Ramës. Nuk mund të fitosh besimin e qytetareve, duke u shtirur sikur “je evliha”, duke u shitur se “je qelibar”, kur mbi ty rëndojnë mëkate që nga 1997 deri sot.

Ndaj, Doktor, erdhi Shtatori. Bëj si të bësh, dhe dil ndonjëherë andej nga bulevardi, merr me vete dhe “kongresmenët” e rinj të Këshillit Kombëtar, se ndoshta do ti japin një “dorë” revolucionit tuaj blu.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.