☁️
Tiranë 23°C · Vranët 13 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 104.64 ▲8.36%
ARI 4,751 ▼0.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $70,777 ▼ -1.19% ETH $2,189 ▼ -1.12% XRP $1.3276 ▼ -0.06% SOL $82.0000 ▼ -0.38%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.64 ▲8.36 % ARI 4,751 ▼0.77 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.64 ▲8.36 % ARI 4,751 ▼0.77 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
13 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Stathakis: Asnjë problem me likuiditetet deri në verë

Ministri grek i Ekonomisë, Jorgos Stathakis theksoi sot në llogarinë e tij të rrjetit social ”Twitter” se Greqia nuk do të vuante nga mungesa e likuiditeteve deri në verë, në sajë të një plani qeveritar për riforcimin e sistemit të mbledhjes së taksave.

Jorgos-StathakisStathakis reagoi për një intervistë të dhënë për ”Wall Street Journal”, në të cilën ai është cituar duke thënë: “Ne do të kemi probleme me likuiditetet në muajin mars nëse taksat nuk përmirësohen dhe atëherë ne do të zbulojmë se deri në çfarë mase Evropa do të jetë e ashpër”.

“Nuk jam shprehur se do të ketë probleme me likuiditetet në muajin mars”, theksoi Stathakis në rrjetin social Twitter duke shtuar se fjalimi për politikën e përgjithhsme që do të mbajë nesër kryeministri, Alexis Cipras para Parlementit përfshin një plan për rritjen e të ardhurave që vijnë nga taksat.

“Nuk do të ketë probleme deri në verë dhe arritje të një marrëveshjeje me partnerët evropianë”, konfirmoi Stathakis.

Në një intervistë për ”Wall Street Journal”, Stathakis theksoi se mbledhja e taksave është ulur me shtatë për qind në muajt nëntor-dhjetor dhe padyshim po aq në muajt dhjetor-janar.

Greqia po kërkon të marrë nga BE-ja një financim-urë për disa muaj gjatë zhvillimit të një plani që përfshin reforma dhe përmirësim të borxhit, por BE-ja për momentin nuk duket e gatshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.